1.3 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Berisha: Ballkani është i kërcënuar nga albanofobia

Më të lexuarat

Është i pajustifikueshëm qëllimi që në Kosovë të krijohet një superminoritet nga pakica serbe, tha kryeministri Sali Berisha në Slloveni, ku mori pjesë në edicionin e 7-të të Forumit Strategjik të Bled-it, në Slloveni, një takim i përvitshëm, i cili organizohet nga Ministria e Punëve të Jashtme sllovene dhe Qendra për Perspektivë Evropiane.

Kryeministri Berisha po ashtu shprehu pakënaqësinë nga synimet e sllavëve të Maqedonisë që të shtypin më tej shqiptarët.
Vërejtje bëra nga Kryeministri Berisha dhe qortimet e Kryeministrit Thaçi ndaj BE-së, janë bërë në momentin duhur në një forum të rëndësishëm, i cili ishte i fokusuar në rolin e Evropës në një komunitet ndërkombëtar që ndryshon, sfidat rajonale në Evropën Jugore dhe Azinë Qendrore, si dhe marrëdhëniet mes Bashkimit Evropian dhe Kinës. Temat e diskutimit iu referuan rrugëve dhe mundësive të reja drejt nxitjes së rritjes ekonomike dhe rolit të një zhvillimi ekonomik të qëndrueshëm./BS/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit