1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Si ta trajtoni ekzemën me uthull molle

Më të lexuarat

Për të trajtuar ekzemën, uthulla e mollës ka disa përfitime:

Uthulla përmban sasi të mire kaliumi, element që ndihmon në trajtimin e alergjive dhe rregullon nivelin e pehashit të lëkurës.

Uthulla e mollës është e pasur në beta-carotene, një antioksidant i rëndësishëm për procese të ndryshme të qelizave.

Ajo përmban shumë minerale dhe vitamina si magnez, hekur, kalium, pektinë, calcium, sulfur dhe forfor, të gjithë këta element ndihmojnë në lehtësimin e ekzemës dhe në forcimin e sistemit imunitar.

Uthulla e mollës përmban gjithashtu një sasi të mire fibrash, shumë thelbësore në largimin e helmeve që shkaktojnë ekzemën.

Po ashtu, uthulla e mollës është e pasur në acide acetic, malic, dhe lactic, që kanë fuqi të shkëlqyer kundër mykut dhe kundër bakterieve duke reduktuar skuqjet në lëkurë, inflamacionin, lëkurën e thatë dhe infeksionet në të.

Përveç trajtimit të ekzemës, uthulla e mollës vlen edhe për trajtimin e problemeve të tjera në lëkurë si dhe për pastrimin dhe rigjenerimin e saj.

Duke vendosur uthull molle në fyryrë do ta përmirësoni shumë lëkurën.

Duhet të bëni kujdes që most a aplikoni drejtpërdrejt uthullën në lëkurë, por duhet ta tresni me ujë.

Në këtë mënyrë ju luftoni aknet, pucrrat dhe problemet e tjera.

Fytyra juaj me uthull pastrohet në thellësi duke eleminuar të gjitha papastërtitë dhe fytyra do të jetë më e hidratuar dhe me më shumë shkëlqim.

Uthulla përmban acide alpha hydroxyl që ndihmojnë në heqjen e qelizave të lëkurës.

Janë bërë shumë studime që kanë arritur në përfundimin se uthulla e mollës

Ja disa receta për trajtimin e ekzemës me uthull:

1. Uthull molle të tretur në ujë

Për këtë do ju nevojiten:

Një gotë ujë

Dy lugë uthull molle

Pambuk

Përgatitja:

Merrni një tas të vogël dhe hidhni uthullën dhe ujin dhe përziejini mirë. Merrni pak pambuk, zhyteni në të dhe më pas vendoseni sipër vendeve të prekura nga ekzema. Nëse e bëni këtë gjë rregullisht ka shumë mundësi që ekzema juaj të largohet përfundimisht. Nëse keni lëkurë të ndjeshme atëherë tretësirën do ta bëni me një lugë uthull me një gotë ujë.

2. Uthull molle me mjalt

Mjalti është shumë i mirë për trajtimin e shumë problemeve me lëkurën. Ka një sere vetish antibakteriale dhe shumë efektiv në vrasjen e bakterieve. Prandaj uthulla me mjaltin janë kombinimi më I mire për ata që nuk dua të kenë më ekzemë në lëkurë.

Ju nevojiten:

Një gotë ujë

Një lugë mjalt

Dy lugë uthull

Përgatitja:

Mjaltin dhe uthullën hidhini në një gotë me ujë dhe përziejini mirë. Këtë tretësirë mund ta pini 3 herë në ditë.

Këshilla të rëndësishme:

Kujdesni si e përdorni uthullën, duhet ta tresni në ujë dhe jo ta vendosni direkt në lëkurë.

Gjithmonë vini re nëse jeni alerjgik ndaj uthullës. Kjo gjë zbulohet duke vendosur pak uthull në lëkurë dhe prisni 5 minuta për të parë nëse ju jep irritime ose jo.

Gratë shtatzëna duhet të konsultohen me mjekun para se ta përdorin uthullën.

Mos përdorni parfume apo kremëra të forta kur përdorni ujin me uthullën, pasi mund të shkaktojë irritime të mëtejshme në lëkurë.

Mos hani kikirikë, sojë, peshk, qumësht, vezë pasi këto ushqime e përkeqësojnë situatën

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit