3.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Arqipeshkvi Tutu, artikull kritik për luftën në Irak

Më të lexuarat

Arkipeshkvi Desmond Tutu thotë se ish presidenti amerikan George W. Bush dhe ish kryeministri britanik, Tony Blair vepruan “si fëmijë kapadai” kur vendosën të ndërhynin në Irak në vitin 2003 dhe për këtë ata duhet të gjykohen.

Në një vlerësim të ashpër të dy ish politikanëve, botuar në gazetën britanike Observer, Arkipeshkvi Tutu shkruan se “ata na kanë çuar në buzë të greminës, ku tani ne qëndrojmë para hijes së Sirisë dhe Iranit”.

Tutu thotë se vendimi për pushtimin e Irakut ishte “i bazuar në gënjeshtrën se Iraku zotëronte armë të shkatërrimit në masë”. Ai thotë se ky vendim e “ka destabilizuar dhe polarizuar botën më shumë se çdo konflikt tjetër në histori”.

Peshkopi anglikan në pension, një ikonë e paqes e Afrikës së Jugut, argumentoi se udhëheqësit perëndimorë vlerësohen sipas standarteve të ndryshme nga homologët e tyre afrikanë. Ai tha se numri i viktimave gjatë luftës në Irak dhe pas saj ishte i mjaftueshëm që  Blair dhe Bush të gjykohen nga një gjykatë ndërkombëtare./voa*/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit