0.9 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Turqi, në sulmet ajrore vriten të paktën 10 terroristë të PKK-së

Më të lexuarat

Gjatë dy ditëve të fundit, ushtria turke në rajonin Daglica ka vrarë të paktën dhjetë terroristë

ANKARA (AA) – Forcat ajrore turke kanë kryer sulme të ashpra mbi pozita të organizatës separatiste dhe terroriste PKK në rajonin e distriktit kufitar Daglica në krahinën juglindore Hakkari, ndërsa gjatë sulmeve është neutralizuar veprimi i të paktën dhjetë terroristëve, raporton Anadolu Agency (AA).

Një zyrtar i paemëruar ushtarak për AA tha se forcat ajrore turke para dy ditëve kryen sulme të suksesshme ndaj bastionit artilerik të terroristëve në periferi të Isange Tepe.

Gjatë sulmit tërësisht është shkatërruar strehimorja terroriste dhe minahedhësit. Avionët turq edhe gjatë ditës së djeshme kryen një sërë sulmesh mbi bastione të zbuluara terroriste në vendet Avasin dhe Basyan.

Operacionet antiterroriste të forcave turke të sigurisë edhe më tej zgjasin në juglindje të vendit, ndërsa pas fluturakeve vëzhguese saktë do të dihen humbjet të cilat terroristët kanë pësuar gjatë sulmeve të lartpërmendura.

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit