0.9 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Arrestohen në Stamboll disa persona të dyshuar si pjesëtarë të DAESH-it

Më të lexuarat

Policia gjatë bastisjeve ka konfiskuar armë, municione dhe dokumente në formatin dixhital

STAMBOLL (AA) – Forcat turke të sigurisë kanë arrestuar të mërkurën në Stamboll gjashtë pjesëtarë të dyshuar të DAESH-it, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke folur në kushte anonime, burime nga forcat e sigurisë kanë pohuar se ekipet antiterroriste gjatë bastisjeve të kryera në Stamboll kanë arrestuar gjashtë persona të dyshuar si pjesëtarë të DAESH-it, nga të cilët tre shtetas të huaj, ndërkohë që bastisjet të njëkohshme ishin kryer në dy lokacione në qarqet Bagcilar dhe Esenler në pjesën evropiane të qytetit.

Operacionet janë ndërmarrë pasi policia kishte marrë informacione se të dyshuarit kishin hapur një kafene ku ka pasur libra dhe një vend për kryerjen e riteve fetare në mënyrë që të rekrutojnë pjesëtarë për grupin terrorist DAESH.

Policia gjatë bastisjeve ka konfiskuar armë, municione dhe dokumente në formatin dixhital.

Në mënyrë shtesë, Policia Kombëtare e Turqisë ka dërguar një njoftim në adresë të 81 departamenteve policore anembanë vendit ku paralajmëron për sulme të mundshme terroriste nga ana e DAESH-it të enjten kur Turqia shënon festën shtetërore të 19 majit, “Dita e Ataturkut, Rinisë dhe Sportit”.

Në disa raste gjatë vitit 2015 Turqia ka qenë në shënjestër të sulmeve të DAESH-it.

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit