1.4 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Obama dhe Romney, akuza të ndërsjellta

Më të lexuarat

Kur fushata elektorale e presidentit Barak Obama bëri publike planet për një mbulim të plotë nga ana e mediave, republikanët po zhvillonin konventën e tyre në Tampa, Florida. Disa analistë, veteranë të politikës amerikane e kanë cilësuar si fundin e një epoke.

Pavarësisht se nuk ka pasur ndonjëherë rregulla të shkruara në politikën presidenciale, dikur ishte një e dhënë e pamohueshme që kandidati kundërshtar I lejonte javën e konventës rivalit të tij.

Por përkundrazi fushata e Obamës tashmë ka ndryshuar cdo rregull. Jo vetëm që ka dërguar njerëzit e saj për të mbuluar konventën e republikanëve në Tampa dhe në rajonet ët cilat janë të një rëndësie thelbësore në betejën pokitike, port re figura strategjike kanë bërë të pamundurën për të vjedhru skenën e orkestruar nga Mit Romni. Strategjia e fushatës së Obamës ka qenë e qartë, cekuilibrimi i kontrastit mes pjesëmarrësve në konventën republikane që historikisht përfaqësohet nga një moshë më e rritur, me pamje të presidentit amerikan Obama që mbledh rreth vetes me mijëra të rinj entuziast.

Ndërkohë që zonja e parë Mishel Obama ka qenë e ftuar në emisionin “Shfaqja e orëve të vona me Dejvid Leterman, të njëjtën ditë kur kandidati për zv president I republikanëve Paul Rajan përgatitej për fjalimin e tij të rëndësishëm. “Kemi në plan për të krijuar 12 milionë vende të reja pune gjatë katër viteve të ardhshme, ka thënë ndër të tjera Rajan. Ai ka bërë një protret të ashpër të Obamës si president i vendit.

Cdo gjë ka nisur me fjalime entuziaste, me entuziasmin e dickaje të re. tashmë ajo që ka mbetur është një presidencë e dështuar, që mbijeton me sloganë të lodhurduke kujtuar që niveli i papunësisë në vend mbetet 8.3%. Rajan ka vazhduar duke thënë se asnjë president amerikan i pas luftës nuk ka arritur të rizgjidhet me një nivel papunësi mbi 7.2%. Klima po bëhet edhe më e nxehtë, me sondazhet që nxjerrin shumë pranë njëri tjetrit kandidatët dhe me akuzat reciproke prej të dyja kampeve. Analistët politikë këmbëngulin se viti 2012 shënon përfundimin e xhentilesës për ti lejuar rivalit për të pasur momentin e tij të vëmendjes gjatë konventës përkatëse.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit