1.3 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

RTK: Kur transmetohen Lajmet, ndërpritet Seanca

Më të lexuarat

Radio Televizioni i Kosovës (RTK) dëshiron të sqarojë audiencën përkitazi me kritikat e adresuara në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës nga ana e përfaqësuesve të disa subjekteve politike opozitare për shkëputjen e djeshme nga transmetimi i drejtpërdrejtë të punimeve të Kuvendit.


“Sipas praktikave të deritashme, RTK duke respektuar skemën e vet programore gjatë transmetimit të seancave parlamentare, bënë shkëputje në kohën e transmetimit të edicioneve të rregullta të lajmeve. Po sipas këtyre praktikave, asnjëherë nuk ndërpritet transmetimi gjatë kohës së diskutimit të cilitdo qoftë deputet, apo përfaqësues të Qeverisë. Në momentin kur përfundon diskutimi i folësit të fundit që përkon me kohën e lajmeve, ndërpritet transmetimi, për ta vazhduar pas edicionit të lajmeve”.

“Kjo praktikë aplikohet në të gjitha rastet pa përjashtim, pos na rastet kur bëhet fjalë për seancat solemne, apo të jashtëzakonshme të Kuvendit”, thuhet në një sqarim të RTK-së.

Ndryshe, RTK në edicionet e lajmeve pasqyron diskutimet thelbësore të atyre pjesëmarrësve në debat të cilët nuk paraqiten në transmetim të drejtpërdrejtë.
RTK është transmetues publik dhe mbetet e hapur për të gjitha subjektet politike qofshin ato në pushtet, apo në opozitë. Gjithashtu RTK i mirëpret kritikat konstruktive që e avancojnë përmbushjen e misionit të transmetuesit publik.

Njëherësh, RTK do të vazhdojë të insistojë që kritikat, vërejtjet apo sugjerimet të mos shndërrohen në instrumente të presionit politik që dëmtojnë pavarësinë editoriale të transmetuesit publik.

Ndwrkohw Unioni i Gazetarëve të Kosovës (UGK), i ka përcjellë me vëmendje akuzat që janë bërë ndaj Televizionit Publik. UGK kërkon nga të gjitha partitë politike pa dallim, që ankesat e tyre për punën profesionale të transmetuesve të ndryshëm televiziv, përfshirë edhe RTK-në, t’i dërgojnë tek organi kushtetues për media – Komisioni i Pavarur për Media (KPM), si një organ i zgjedhur nga Kuvendi i Kosovës për të vlerësuar punën e medieve elektronike në vend. /Telegrafi/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit