0.7 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Erdogan: Më shumë vëmendje u kushtohet breshkave se sa sirianëve

Më të lexuarat

Më shumë vëmendje i kushtohet mbrojtjes së mjedisit jetësor, balenave, fokave, breshkave krahasuar me 23 milionë sirianët, porositi sot në Stamboll presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan, raporton Anadolu Agency (AA).

Erdoğan kritikoi mentalitetin “e shikimit në kuletat e refugjatëve që vijnë në vende të caktuara para se të pranohen”. Po ashtu, kritikoi edhe ata që rehatinë personale e vënë para luftës për mbijetesë të njerëzve të tjerë.

Presidenti turk foli edhe për sistemin presidencial duke u shprehur se për të do të vendosin qytetarët e Turqisë. “Kush e sjell vendimin për këtë? Qytetarët. Askush këtë nuk mund ta kontestojë. Nëse populli im thotë po, kalojmë në sistem presidencial, atëherë të gjithë e ndjekin atë”, tha Erdoğan lidhur me kritikat e Partisë Popullore Republikane (CHP) për vendosjen e sistemit presidencial në Turqi.

Presidenti i Turqisë të premten, pasi në përleshjen me terroristët humbën jetën tetë ushtarë turq, u shpreh se çdo dëshmorë “është vulë e ekzistimit të përhershëm në këto hapësira”.

Ai tha se Turqia vazhdon në rrugën e saj pa u ndalur. “Besimin, amanetin e popullit nuk e kemi lënë dhe as që do t’ua lëmë grupeve tradhtare, terroristëve, vandalëve. Dua që kjo të dihet”, tha Erdoğan.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit