-1.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Bruksel- Arrestohen dy vëllezër shqiptarë, lidhje me “Baronin e Drogës”

Më të lexuarat

Dy vëllezër shqiptarë janë arrestuar nga policia belge gjatë bastisjeve në Zaventem Edegem në rajonin e Brukselit.

Sipas policise Belge bëhet me dije se emrat e tyre janë në listën e hetimit ndërkombëtar kundër trafikut të drogës të nisur në Greqi pak ditë më parë, transmeton Shqiperiaime.al.

Mediat belge bëjnë me dije se shqiptarët janë pjesë e një rrjeti me shtrirje në shumë vende të Evropës, i cili merrej me trafikun e kanabisit dhe kokainës nga Shqipëria dhe Greqia.

“Banda trafikonte me kamion sasi të mëdha të kanabisit të papërpunuar dhe të përpunuar si dhe të kokainës në Greqi, Shqipëri, Bullgari dhe vende të tjera evropiane, përfshirë Spanjën, Holandën, Britania e Madhe, Austrinë, Belgjikën dhe Norvegjinë”, thekson policia zvicerane.

Droga ishte fshehur në vendeve sekrete në kamionë.

Banda kishte kompanitë e transportit në disa vende evropiane. Ajo operonte e mbuluar në emër të njerëzve përfaqësues të organizatës.
Media belge shkruan se nga operacioni hetimor i policisë greke i nisur në Attica, u sekuestruan rreth 700 kg hashash si dhe u arrestuan 15 persona, 13 grekë dhe dy shqiptarë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit