3.7 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Kryepolici Çako flet për herë të parë për “Baronin e Ballkanit”

Më të lexuarat

Drejtori i Policisë së Shtetit Haki Çako ka lënë pa përgjigje dyshimet e ngritura në formën e akuzave nga Partia Demokratike por edhe disa shkrimeve në mediat greke, se i konsideruari “Baroni i Ballkanit” është drejtori i Transporteve në Sarandë Kelmend Balili.
Kështu, Çako u prononcua për herë të parë për hetimin që Policia Shqiptare, ajo greke dhe DEA amerikane po ndjekin për rrjetin më të madh të trafikut ndërkombëtar që u zbulua pak ditë më parë me sekuestrimin e 700 kilogramëve kanabis në Greqi, e që më pas transportohej në Evropën Qendrore.

“Kam dijeni, është operacion i përbashkët me policinë amerikane të drogës, DEA-n, policinë greke dhe disa partnerë. Është një nga operacionet me të suksesshëm në luftë kundër krimit të organizuar. Ka shumë më shumë se sa thuhet në aspektin investigativ. Është bërë shumë zhurmë për këtë gjë. Subjektet nuk mund t’i komentoj për shkak të hetimit dhe karakterit që ka çështja. Janë hetime, brenda dhe jashtë Shqipërisë. Janë personazhe të botës së krimi”, deklaroi Çako.

I pyetur drejtpërdrejt a është nën hetim drejtori i transporteve në Sarandë, kryepolici Çako tha se nuk kishte asnjë koment.

Operacioni konsiderohet si ndër më të mëdhenjtë kundër trafikimit të lëndëve narkotike në rajon dhe BE.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit