12.7 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Nga korriku fillon mbledhja e fondit për sigurime shëndetësore

Më të lexuarat

Ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani, ka thënë se nga muaji korrik pritet që të fillojë mbledhja e premiumeve për sigurime shëndetësore.

Sipas tij, shërbimi i sigurimeve shëndetësore do të fillojë së zbatuari pasi të mblidhen pagesat e sigurimeve.

“Në Këshillin Ekonomik Social kemi pasur një prezantim. Të gjitha punët janë kryer rreth përgatitjes së fillimit të mbledhjes së premiumeve dhe funksionalizimit të sigurimeve shëndetësore”, ka thënë ai.

“Unë me përgjegjësi të madhe them që muaji maj dhe qershor janë muajt përmbyllës të Ministrisë së Shëndetësisë në lidhje me mbledhjen e premiumeve”, ka shtuar ai në një intervistë për Zërin.

Pagesa e premiumeve nënkupton pagesat mujore, tremujore ose vjetore për sigurim shëndetësor që paguhet në Fondin e Sigurimeve Shëndetësore./

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit