10.4 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Me prerjen e shiritit hapet xhamia e Ferhat Pashës në Banja Llukë

Më të lexuarat

Me prerjen e shiritit, xhamia e Ferhat Pashës në Banja Llukë u hap zyrtarisht. Shiriti e prenë bashkërisht kryesuesi i Presidencës të BeH-së Bakir Izetbegoviç, kryeministri turk Ahmet Davutoglu, Reis-ul-ulemau i Bashkësisë Islame në BeH Husein Efendi Kavazoviç, kryetari i Çështjeve Fetare të Republikës së Turqisë (Diyanet) Mehmet Gormez dhe muftiu i Banja Llukës Osman Efendi Kozliç, raporton Anadolu Agency (AA).

Më këtë “perla e Banja Llukës” dhe simboli i qytetit në Vërbas edhe zyrtarisht rihapi dyert për të gjithë besimtarët.

Në ceremoninë e hapjes të Ferhadisë, pas 15 viteve nga fillimi i rindërtimit dhe 23 vite nga shkatërrimi i saj më 7 maj 1993, morën pjesë mbi 5.000 besimtarë dhe shumë të ftuar. Gjatë programit në ceremoninë e hapjes, të pranishmëve me mesazhe të paqes dhe rindërtimit të bashkëjetesës mes pjesëtarëve të feve të ndryshme iu drejtuan Izetbegoviç, Davutoglu, Kavazoviç, Gormez dhe Kozliç, si dhe përfaqësuesit e komuniteteve fetare në BeH, ato të kishës ortodoks dhe katolike si dhe të komunitetit hebre.

Në pjesën fetare të programit interpretuan lexuesit e Kur’anit nga Turqia dhe BeH-ja, dhe u kënduan disa ilahi nga kori i Medresesë të Gazi Husrev-Beut. Para aktit të prerjes së shiritit, lutjen e bëri Mustafa Efendi Ceriç, ish Reis-ul-ulema i Bashkësisë Islame në BeH. Pas prerjes së shiritit, në xhaminë e Ferhadisë u bë falja e namazit të drekës.

Ceremonia e hapjes së xhamisë në Banja Llukë mes masave të rrepta të sigurisë kaloi me dinjitet dhe pa asnjë problem.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit