3.4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Rutina e gjumit e preferuar nga ProductiveMuslim

Më të lexuarat

Nëse keni filluar të zgjoheni herët dhe të punoni në ato orë të hershme të ditës siç kemi rekomanduar në ProductiveMuslim.com, do të kuptoni se është goxha e vështirë që të jeni të qëndrueshëm çdo ditë me të njëjtën rutinë. Dhe nëse hulumtoni për shkaqet e kësaj jo-qëndrueshmërie do të kuptoni se arsyeja kryesore është se është e vështirë të rregulloni gjumin tuaj; një ditë flini mirë, dhe rrjedhimisht zgjoheni herët dhe mund të punoni shumë. Ditët tjera, nuk flini aq mirë e pastaj këto orët e mëngjesit bëhen goxha të vështira të realizohen.

Gjumi, si çdo aktivitet tjetër që ne e kryejmë si njerëz, mund të shfrytëzohet në mënyrën më të mirë duke e planifikuar mirë paraprakisht dhe duke ndjekur një rutinë të njëjtë për çdo natë. Ndoshta ti mund të thuash: “O njeri, unë vetëm gjuhem në shtrat dhe fle.” Në rregull, kjo është njëra prej mënyrave, por ja ta tregoj unë edhe një tjetër. Provoje këtë dhe më trego pastaj nëse nuk të është shndërruar gjumi në një përvojë dobiprurëse, shpirtërore dhe plotë mirësi pas kësaj.

Rutina e fjetjes në vijim kërkon që të përgatitesh për të së paku 90 minuta PARA se të biesh të flesh. Dhe baza e saj është ndarja e këtyre 90 minutave në 3 pjesë:

– Një e treta për Zotin tënd
– Një e treta për vete
– Një e treta për vetë gjumin

Një e treta për Zotin tënd: Kjo fillon duke marrë gusëll, pastruar dhëmbët, veshur rroba të mira dhe parfumosur, dhe duke falur Tehexhud-in dhe Vitrin për Allahun (Subhanehu ue Te‟ala) (Vërejtje: Nëse preferoni të zgjoheni para kohës së Sabahut natën dhe ti falni këto namaze nate atëherë gjithsesi vazhdo me këtë. Megjithatë nëse nuk beson në veten tënde se mund të zgjohesh aq herët, është më mirë që ti falësh namazin e Tehexhud-it dhe Vitrit PARA se të flesh.) Kjo është pjesa më e preferuar e imja e rutinës së gjumit dhe më e preferuara e ditës! Është një përvojë aq qetësuese pas kalimit të një dite të gjatë e të lodhshme, të qëndrosh para Zotit tënd, të recitosh ajetet e Tij, ti lutesh Atij, dhe të kërkosh prej Tij çfarëdo që dëshiron nga kjo botë dhe nga tjetra. Bëje këtë për disa netë me radhë dhe nuk do të dëshirosh të ndalesh më së vepruari kështu! Në fakt, gjatë ditës tënde, do të mendosh rreth këtij momenti dhe ta presësh me gëzim!

Një e treta për veten tënde: Kjo është koha kur do ta përgatisësh veten për gjumë duke veshur pizhamet, duke rënë në shtrat dhe duke lexuar një libër të mirë për nja 30 minuta. Nëse do të ishe si unë, ide dhe mendime të ndryshme do të paraqiten në kokën tënde duke lexuar, dhe do të dëshirosh ti ruash për më vonë. Për to unë e mbaj një fletore të mirë dhe një laps/kimik afër që të shkruaj menjëherë çdo gjë (dhe përnjëmend çdo gjë) që vjen nëpër mendjen time! Do të befasoheni se sa ide madhështore burojnë nga këto 30 minuta. Si zgjidhje tjetër, në vend të leximit, mund të kalosh 30 minuta duke shënuar në fletore idetë, planet, dhe projektet që të vijnë nëpër kokë. Nuk keni nevojë të vini me ndonjë ide/zgjidhje “perfekte”, por thjeshtë sill nëpër kokë aq sa të mundesh mendime dhe pastaj “fli me to” (siç thotë një fjalë popullore). Në mëngjes, do të befasohesh se çfarë do të të sjell ndërdija jote për ty.

Një e treta për gjumin tënd: E kam cekur se kjo është një e treta për gjumin tënd, mirëpo në të vërtetë kjo është një e treta për Zotin tënd që ta bekojë gjumin tënd, dhe faktikisht kjo përmban edhe duatë dhe ajetet që duhet të lexohen para gjumit sipas sunetit të Pejgamberit Muhamed (Paqja qoftë mbi të). Këto përfshijnë recitimin e sures Mulk dhe sures Sexhdeh dhe lutjet tjera të rekomanduara para gjumit. Për mua, kjo pjesa e fundit e traditës është sikurse qershia në majën e tortës! Asgjë nuk të mbush me më shumë qetësi sesa të flesh pas pëshpëritjes së fjalëve të Allahut (Subhanehu ue te‟ala).

Ja pra ku e ke …, rutina e gjumit e preferuar nga ProductiveMuslim. Mund të mendosh se zgjatë shumë, mirëpo nuk kam pasur ditë që e kam bërë këtë e që nuk kam fjetur qetë dhe jam zgjuar i qetë. Shpresoj që do të të ndihmojë edhe ty dhe të kesh një gjumë-të-ëmbël produktiv!

marrë nga www.productivemuslim.com/përktheu Hekuran Helshani /kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit