0.7 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Sekuestrohet pasuria e përfituar nga krimi i organizuar në Prizren

Më të lexuarat

Policia e Kosovës njofton se që nga vjet ka zhvilluar hetime intensive, ndaj një grupi mirë të organizuar i të dyshuarve për vepra penale të krimit të organizuar si fajde, detyrim, kanosje dhe mashtrim.
Për këtë qëllim, thotë kumtesa nga PK, transmeton Koha.net, janë kryer operacione me qëllim të identifikimit dhe të provuarit e veprimtarisë kriminale të këtij grupi, në të cilin deri më tani janë arrestuar (9) persona të dyshuar e të cilët janë në proces gjyqësor.

Polica ka bërët identifikimin e pasurisë të këtij grupi kriminal e që dyshohet se ka prejardhje nga veprimtaria kriminale.

Kështu, në bashkëveprim me Agjencinë për Administrimin e Aseteve të Sekuestruara dhe të Konfiskuara dhe në përkrahje të njësive tjera policore, në bazë të urdhëresës nga gjykata kompetente, me datën 05.05.2016, PK ka ndërmarrë operacionin e quajtur “Kristal” dhe ka sekuestruar pasurinë e përfituar nga ana e të dyshuarve me vepra penale të krimit të organizuar.
Operacioni policor është zhvilluar në rajonin e Prizrenit, me këtë rast janë sekuestruar:• një hotel (448 m2)• një restorant (327 me2) dhe veranda (92 m2)• një objekt (24 m2)• parcelë tokë (6664 m2)

Lidhur me këtë rast, ka pasur edhe sekuestrime të mëhershme të pasurisë, e cila dyshohet të jetë përfituar në mënyrë të kundërligjshme si;

Para te gatshme 303.235,00 euro,Para te gatshme 1.100,00 franga Zvicerane,700 gr. Ari,7 vetura private.Asetet e sekuestruara i janë dorëzuar agjencionit përkatës për administrim.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit