3.4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Dropbox rrit sigurinë përmes verifikimit me dy hapa

Më të lexuarat

Jo shumë kohë më parë, Dropbox u bë viktima e një sulmi hakerash dhe për këtë arsye, ata bënë të ditur se do të rrisnin sigurinë e përdoruesve.

Tashmë të gjithë përdoruesit mund të aktivizojnë verifikimin me dy hapa. Për ta bërë këtë, duhet të keni versionin e fundit Dropbox Client (beta) në desktop.

Pasi të keni të instaluar këtë version, mund të klikoni në adresën zyrtare të Dropbox-it dhe të aktivizoni shërbimin.

Pak a shumë funksionon kështu: sapo kyçeni (log on) do t’ju kërkohet të vendosni fjalëkalimin e përkohshëm të cilin e keni marrë ose me mesazh në celular ose përmes një aplikacioni si Google Authenticator.

Nëse humbisni celularin, do të merrni edhe një kod rezervë, por vetëm një, mos harroni! Kini kujdes se ku e vendosni.

Ndoshta verifikimi me dy hapa mund të jetë pak i bezdisshëm por disa masa shtesë sigurie janë vërtet të nevojshme kur ndani materialet tuaja në ueb. (PCWorld Albanian)/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit