3.4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Stuhia Isaac pritet të kthehet në uragan

Më të lexuarat

Stuhia tropikale Isaac po lëviz në Gjirin e Meksikës, duke sjellë erëra të fuqishme dhe reshje në disa zona të Floridës.

Qendra Kombëtare e Uraganëve thotë se Isaac pritet të fuqizohet nesër në shkallën e një uragani, para se të depërtojë në brendërsi të kontinetit, në shtetet Floridës dhe të Luizianës. 4 shtete, Alabama, Florida, Luizinana dhe Missisipi, kanë deklaruar gjendjen e emergjencës. Në këto shtete pritet që niveli i rreshjeve të arrijë në 46 centimetra, transmeton VoA.
Kompanitë e energjisë kanë mbyllur naftënxjerrësit dhe rafineritë në brigjet detare. Kryetari i Bashkisë së New Orlinsit, ka deklaruar gjendjen e jashtëzakonshme për qytetin e tij, dhe i ka bërë thirrje banorëve të largohen, në se jepet urdhëri për evakuim.
Shumë banorë nuk u larguan 7 vjet më parë, kur New Orleansi u godit nga uragani Katrina, gjatë të cilit u vranë mbi 1 mijë e 800 njerëz dhe mijëra të tjerë mbetën pa strehë.
Të mërkurën mbushen 7 vjet nga uragani Katrina./BS/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit