0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

(VIDEO) Ja se çfarë do të ndodhë me ne nëse dielli ynë zhduket!

Më të lexuarat

Po sikur Dielli të zhdukej papritmas? Për momentin nuk ka asgjë mundësi që kjo të ndodhë. Duhet të kalojnë miliarda vite përpara se ylli ynë të “vdesë”. Por çfarë do t’i ndodhte Tokës, nëse Dielli do të ezauronte energjinë e tij?

Nuk është aspak ekzagjerim të pohohet se dielli garanton jetën në planetin tonë, duke na ofruar jo vetëm dritë e nxehtësi, por edhe energji që na ndihmon të ushqehemi me oksigjen e ushqim.  Mirëpo nëse dielli do të shpërthente, ose do të bëhej papritmas i ftohtë, për banorët e Tokës, përfshi edhe bimët apo kafshët, do të ishte fundi. Natyrisht, ndryshimi i parë i madh do të ishte mungesa e dritës, ndonëse kjo nuk do të ndodhte menjëherë, pasi duhen 8 minuta e 20 sekonda derisa drita e diellit të mbërrijë në Tokë.

Pa dritën diellore, gjithsesi do të ndalej edhe një nga proceset themelore që rregullon jetën në Tokë: fotosinteza, proces që ushqen bimët dhe disa organizma me anidrid karbonik dhe ujë. Plot 99% e produktivitetit natyral mbi Tokë gjenerohet nga fotosinteza, që kërkon praninë e dritës së diellit. Mbi të gjitha, pa diell, në Tokë do të bënte shumë më ftohtë, aq sa në fundin e javës së parë pa diell, temperatura do të ishte nën nivelin e ngrirjes. Gjithashtu duhet pasur parasysh se Dielli, jo vetëm iluminon dhe nxeh planetin tonë, por i jep edhe forcë graviteti që na mban në orbitë. Nëse masa diellore, papritmas do të zhdukej, Toka do të “fluturonte” si një tullumbace e shfryrë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit