1.1 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Reprizë: Derbi madrilen në finale

Më të lexuarat

Real Madridi është kualifikuar në finale të Ligës së Kampionëve duke eliminuar Manchester Cityn nga gara më e madhe për klube.

Në përballjen e parë gjysmëfinale të zhvilluar në Etihad Stadium ndeshja u mbyll pa gola, ndërsa në Santiago Bernabeu, Los Blancos fituan me rezultat 1-0.

Skuadra mysafire nuk arriti që ta impononte lojën e vet në këtë sfidë, madje e humbi Vincent Kompanyn që në fillim të ndeshjes, i cili u detyrua ta lëshonte fushën për shkak të lëndimit.

Nikoqirët u treguan skuadër më i mirë në kontrollin e lojës dhe brenda 45 minutave të para ia dolën ta zhbllokonin rezultatin.

 

Protagonist i goli të epërsisë ishte uellsiani Gareth Bale, i cili realizoi në minutën e 20-të. Anësori i Los Blancos pranoi një top nga Carvajal dhe goditi nga një pozitë e vështirë dhe me devijimin e Fernandos topi përfundoi në rrjet, dhe madje u regjistrua si autogol.

Në gjysmën e dytë, Mbretërit vazhduan të krijonin raste, mirëpo nuk u treguan efektivë, ashtu që rrezikuan kualifikimin në minutat e fundit.

 

Lojtarët e Cityt rrezikuan në përpjekje për ta shënuar golin që i dërgonte në finale, megjithatë skuadra spanjolle ia doli që ta mbronte epërsinë deri në fishkëllimën e fundit të gjyqtarit.

Në finalen e Milanos, Real Madridi do të luajë kundër rivalit lokal, Atletico Madrid, që në gjysmëfinale e eliminoi Bayern Munichun. Do të jetë një përsëritje e finales nga viti 2014. Asokohe fituan Mbretërit, të shohim se kush do të jetë fituesi kësaj radhe. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit