8.1 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

“JU XHELOZOJ QË JENI MË TË LUMTURA SE NE!”

Më të lexuarat

Letër nga gazetarja amerikane jomyslimane Joanna Francis drejtuar femrave Muslimane

Për shkak të “luftës kundër terrorizmit” dhe sulmeve të tyre në Liban (teksti është botuar në vitin 2007, sh.p.), fatkeqësive të tmerrshme dhe krimeve të luftës nëpër të cilat kalojnë popujt tuaj, ndjehem tmerrshëm, mirëpo ne mund të mos admirojmë fuqinë, bukurinë, modestinë dhe ç’është më e rëndësishme – fatin tuaj. Po, është e çuditshme, por kam kuptuar që ju edhe krahas të gjitha fatkeqësive, dukeni shumë më të lumtura se ne. Meqë jetoni një jetë natyrale të cilën e dëshiron çdo grua.

HOLLYWOOD-i NA SHKATËRROI FAMILJET, NDAJ MOS LEJONI TË NJEJTËN T’UA BËJNË EDHE JUVE!

Amerikanët nuk u sulmuan nga aeroplanët ushtarak dhe as automjetet e blinduara, por përmes ndikimit të Hollywood-it. Ata mundohen që prostitucionin ta paraqesin si një rekreacion i padëmshëm dhe një akt relaksimi meqë dëshirojnë të shkatërrojnë themelet morale të shoqërisë. Ai është qëllimi i veprimit helmues. Ju këshilloj që të mos e pini atë helm. Ngase pasi që ta provoni, nuk ka më ikje. Nuk ekziston serum apo ndihmë kundër helmues. Ndoshta mund pjesërisht të shëroheni, por kurrë më nuk do të jeni e njëjtë. Prandaj më së miri të rrini larg helmit, se sa të kuroni dëmet e shkaktuara. Mundohen t’ju fitojnë me filma joshës dhe video muzikore, duke na prezantuar ne grave amerikane sikur jemi lumtura në familje.

Më besoni se shumica e jonë nuk janë të lumtura. Miliona nga ne përdorim barna kundër depresionit, urrejmë punët tona dhe qajmë për shkak të meshkujve të cilët na premtuan se na dashurojnë, ndërsa pasi na shfrytëzuan u larguan.

OJ MUSLIMANE, MBULESA JUAJ ËSHTË MË E BUKUR SE TRENDET E MODËS!

Gra muslimane, ju dua si xhevahire të vlefshme, ari i pastër apo vlera të mëdha për të cilat flitet në Bibël. Vlera e gruas është tepër e çmuar, mirëpo na bindin që jemi mall i lirë.

Trendet e modës të cilat vinë nga rrjetat perëndimore duan t’ju bindin se atraktiviteti juaj është vlera juaj më e madhe. Mirëpo, mbulesat janë shumë më të bukura, më tërheqëse se sa modat perëndimore, ngase ju mbulojnë me vellon e mistershme e cila tregon vetë respektin dhe vetëbesimin. Tërheqshmëria e gruas duhet fshehur nga sytë e padenjë, dhe të jenë dhuratë për njeriun i cili ju dashuron deri në atë masë që dëshiron të kalojë jetën me ju.

MUSLIMANE, PËRSE NA KOPJONI, JU JENI MARGARITARË TË ÇMUESHËM…

Muslimane, vlerat tuaja janë bukuria e brendshme, dhe ajo ju bën ashtu siç jeni. Mirëpo, vërej që disa nga ju kalojnë kufijtë dhe mundohen “të westernizohen”, madje edhe disa nga ato që mbajnë mbulesën. Ju pyes, përse emitoni gratë të cilat pendohen, apo së shpejti do të pendohen për nderin e saj të humbur? Humbja e saj është një humbje e pakompenzueshme, ndërsa ju jeni diamant i paprekur. Mos lejoni t’ju mashtrojnë, dhe të jeni gurë i thjeshtë dhe i pavlerë. Gjithçka shikoni në revistat për gra, apo në TV kanalet perëndimore është gënjeshtër. Është mashtrim i djallit…

FATI I GRUAS ËSHTË VETËM NË MARTESË, DHE JO NË MARRËDHËNIET JASHTËMARTESORE!

Do të ju them një sekret të vogël, nëse jeni të interesuara: marrëdhëniet seksuale paramartesore nuk janë të mira. Ne ua shesim trupat tonë njerëzve tek të cilët dashurohemi, dhe kemi menduar se ne do të na dashurojnë dhe martojnë ashtu siç vëreni në televizor. Dhe në fund ju mbeten vetëm lotët. Këtë e them si femra-femrës dhe besojë që më kuptoni, ngase vetëm gruaja kupton çfarë fshihet në zemrën e femrës tjetër.

MUSLIMANJA NUK ËSHTË E NËNÇMUAR, POR E NËNÇMUAR ËSHTË GRUAJA PERËNDIMORE!

Mëkati asnjëherë nuk është i vlefshëm dhe së fundmi gjithmonë ju tradhton. E ruajta nderin përmes martesës, mirëpo askush nuk mund të ma kompenson humbjen e nderit paramartesor. Grave perëndimore mediet mundohen t’ua lajnë trurin duke potencuar se gratë muslimane janë të shtypura. Mirëpo, realiteti është se ne jemi të shtypura; ne jemi rob të modës e cila na nënçmon, jemi të obsesionuara dhe fiksuara me pamjen e jashtme dhe dashurinë e meshkujve që asnjëherë nuk rriten. Thellë në shpirt ne ndjejmë se jemi mashtruar. Ne fshehurazi ju admirojmë dhe ju kemi zili, edhe pse disa nga ne këtë nuk e pranojnë. Ju lutem mos na shikoni me sy urryes dhe mos mendoni se jemi të kënaqura me atë që ndodhë. Ai është faji ynë.

Me dashuri dhe respekt nga motra juaj e krishtere
Joanna Francis – shkrimtare dhe gazetare në SHBA
Përktheu: Lutfi Muare

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit