0 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Pakistan, vriten 18 persona në sulmet ajrore të Amerikës

Më të lexuarat

Zyrtarët në Pakistan thonë se nga tre sulme me aeroplanë amerikanë pa ekuipazh, janë vrarë të paktën 18 militantë të dyshuar në rajonin Vaziristani Verior në kufirin me Afganistanin
Zyrtarë të inteligjencës kanë thënë se sulmet e ndara të aeroplanëve pa ekuipazh ishin kryer në hapësirat Makai, Danda dhe Deri Nashter. Këto sulme u bënë një ditë pasi zyrtarët e Pakistanit e thirrën ambasadorin e Shteteve të Bashkuara për të protestuar kundër sulmeve të tilla, të cilat nga Islamabadi shihen si të “paligjshme”. Sulmet nga aeroplanët pa ekuipazh të Shteteve të Bashkuara kundërshtohen ashpër nga partitë politike fetare pakistaneze, me qëndrime anti perëndimore. Zyrtarët amerikanë kanë thënë se besojnë se sulmet janë një mjet i rëndësishëm për të luftuar militantët anti-amerikanë.

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit