6.2 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Rrahje në Strellc të Deçanit e në Nagavc të Rahovecit

Më të lexuarat

Dy raste të lëndimeve trupore, pas rrahjeve janë shënuar në 24 orët e fundit në Kosovë.

I pari ka ndodhur në fshatin Strellc i ulët në Deçan 30.04.2016, rreth orës 19:05.

“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj shqiptarë pasi që të njëjtit pas një zënke janë përleshur në mes vete. Si pasojë njëri prej të dyshuarve ka pësuar lëndime trupore nga një mjet i mprehtë – thikë”, raporton PK, përcjell Koha.net. “Ai është dërguar në Spitalin e Pejës për tretman mjekësor. Njësiti policor në vendin e ngjarjes ka gjetur dhe konfiskuar mjetin e prehtë dhe një shufër metalike. Me urdhër te prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt”.

Rasti tjetër ka ndodhur në fshatin Nagavc të Rahovecit, kur më 30.04.2016 në orën 08:20. Atje janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj shqiptarë pasi që të njëjtit kishin sulmuar fizikisht dy viktima meshkuj po ashtu shqiptarë.
“Viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit