3.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Pacolli do ta vizitojë Malin për të qartësuar njohjen

Më të lexuarat

Pas raportimeve nëpër media lidhur me paqartësitë e krijuara rreth njohjes nga Republika e Malit, zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli, i cili ndodhët në turne lobimi në kontinentin e Afrikës, do të udhëtojë përsëri në Bamako për tu takuar edhe njëherë me autoritetet shtetërore atje dhe për të sqaruar konfuzionin e krijuar.
“Zëvendëskryeministri Pacolli ka qenë disa herë në vizitë në këtë shtet të madh afrikan, dhe në të gjitha rastet ka marrë mbështetje për pavarësinë e Republikës së Kosovës. Ashtu siç ka deklaruar edhe në mbledhjen e fundit të Qeverisë, zvkm Pacolli vizitën e fundit në Mali është takuar me autoritetet ushtarake në këtë vend, pasi që qeveria qe një kohë është duke operuar në Burkina Faso”, thuhet në një komunikatë për media të Zyrës së zëvendëskryeministrit.

“Nota verbale e njohjes ka arritur javën e kaluar, e vulosur dhe e nënshkruar nga presidenti I Republikës së Malit. Ashtu siç është pranuar, nota verbal është prezentuar para opinionit publik dhe është dërguar në MPJ”.

Pas marrjes së notës verbale, ju kemi drejtuar letra falenderimi, presidentit Traore dhe eksponentëve politik të Malit, ashtu siç ndodh rëndom pas secilës njohje. Por si rezultat i këtij konfuzioni të shkaktuar, Pacolli i cili ndodhet në Afrikë, do të vizitojë sërish presidencën e Malit dhe Qeverinë në Burkina Faso”, thuhet ndër të tjera në komunikatë.

Në një komunikatë të Presidencës së Malit, sipas Global Times, Mali nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës. “Mali nuk e ka njohur Kosovën. Presidenca dëshiron kategorikisht të dënojë këtë gënjeshtër që e dëmton imazhin e Malit”, thuhet në deklaratë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit