Muaji prill në Turqi tradicionalisht njihet si muaj i Pejgamberit a.s. për shkak të lindjes së Muhamedit a.s. në këtë muaj sipas kalendarit miladi. Edhe këtë vit u organizuan manifestime të ndryshme ku u paraqit historia dhe vepra e të Dërguarit të Allahut s.a.v .s.
Në kuadër të këtyre manifestimeve u hap edh ekspozita për jetën e Pejgamberit a.s.
Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan në lidhje me muajin e Pejgamberit a.s. deklaroi: “Jeta e Pejgamberit tonë dhe misioni i tij janë shembulli më mirë për ne sot. Kur ta kuptojmë hutben lamtumirëse në mënyrë të drejtë dhe e praktikojmë në jetën e përditshme, atëherë do ta gjejmë rrugën e cila e çon njerëzimin drejtë shpëtimit.
(Islampress)