-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

LDK-ja në Prizren mbështet kërkesën e heqjes së shpenzimeve të varrimit

Më të lexuarat

Lidhja Demokratike e Kosovës, dega në Prizren, mbështet kërkesën për mbulimin e shpenzimeve të ceremonisë së varrimit për të gjithë qytetarët e komunës së Prizrenit.

Ditë më parë opinioni u njoftua me një kërkesë publike nga Këshilli i Bashkësisë Islame të Kosovës në Prizren, drejtuar institucioneve lokale, asamblesë komunale dhe partive politike përfaqësuese në legjislativin lokal në Prizren, në lidhje me mbulimin e shpenzimeve të ceremonisë së varrimit për të gjithë qytetarët e komunës së Prizrenit pa dallim.

“Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës, këtë kërkesë e konsideron shumë të arsyeshme dhe të njëjtën e përkrahë në të gjitha nivelet ku kërkohet vota e përfaqësuesve tanë”, thuhet në kumtesën e LDK-së.

“Mbështetjen për këtë kërkesë e arsyetojmë me faktin se Komuna e Prizrenit është komuna e dytë më e madhe në vend për nga madhësia dhe buxheti, ndërsa në anën tjetër është komuna me nivelin më të madh për nga numri i të pa punëve dhe shkalla e varfërisë”.

“Dita e përcjelljes për në jetën e amshueshme është momenti ma i pa pritur për secilin, andaj edhe ai moment për secilin familjar kërkohet të jetë sa më i dinjitetshëm”.

“Marr parasysh që ka shumë komuna në Kosovë e kanë të rregulluar këtë çështje, kur analizojmë gjendjen sociale në komunën e Prizrenit, kjo kërkesë e Këshillit të Bashkësisë Islame të Prizrenit sa ma parë duhet të procedohet për ti kaluar procedurat e nevojshme legjislative dhe e njëjta të jetësohet si procedurë që sado pak të lehtësonte dhimbjen për humbjen e më të dashurve te familjet prizrenase”. /PrizrenPress.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit