-3.2 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

221 ndërmarrje të uzurpuara

Më të lexuarat

Edhe më tutje 221 ndërmarrje shoqërore (NSH) në gjithë territorin e Kosovës janë duke u shfrytëzuar nga uzurpatorë të ndryshëm. Sipas raportimeve të më hershme është gjetur se zyrtarë të lartë të institucioneve të vendit, por edhe persona të tjerë të lidhur me politikën nga mbarimi i luftës, por edhe aktualisht mbajnë të uzurpuar pronën shoqërore, duke përfituar shuma të mëdha parash në emër të qirasë.

Të mërkurën, AKP-ja ka publikuar listën e plotësuar të ndërmarrjeve shoqërore që janë duke u shfrytëzuar nga uzurpatorët.

Në komunikatën për media thuhet se Agjencia Kosovare e Privatizimit, në vazhdën e publikimeve të informatave për procesin e zhvilluar të privatizimit të ndërmarrjeve shoqërore në Republikën e Kosovës, publikoi raporte të plotësuara me informata për asetet e ndërmarrjeve shoqërore që aktualisht shfrytëzohen nga palë të ndryshme, shkruan Zëri.

“Publikimet e sotme paraqesin: Raportet përmbledhëse të aseteve të pashitura e aktualisht të shfrytëzuara pa kontratë të qirasë, raportet përmbledhëse dhe detajet e aseteve të pashitura aktualisht të uzurpuara, raportet përmbledhëse dhe detajet e aseteve të pashitura aktualisht të shfrytëzuara nga palët që kanë shprehur interesim për kontratë me qira, raportet përmbledhëse dhe detajet e aseteve të pashitura aktualisht të shfrytëzuara nga rastet sociale, raportet përmbledhëse dhe detajet e aseteve të pashitura e aktualisht të shfrytëzuara nga ndërmarrjet publike, dhe raportet përmbledhëse dhe detajet e aseteve të pashitura e aktualisht të shfrytëzuara nga institucionet vendore”, thuhet në njoftimin për media të AKP-së. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit