Numri i luftëtarëve të huaj që shkojnë në Irak dhe Siri për t’iu bashkuar organizatës terroriste ISIS ka rënë ndjeshëm gjatë vitit të fundit kalendarik, deklaroi të martën gjenerali amerikan, Peter Gersten.
”Kur mbërrita në Bagdad, një vit më parë, numri i luftëtarëve që i bashkoheshin ISIS-it ishte 1.500 – 2.000 persona çdo muaj. Aktualisht ky numër ka rënë në 200 për muaj”, deklaroi Gersten.
“Ne jemi të avantazhuar edhe për faktin se ka një rritje edhe të dezertimeve mes këtyre luftëtarëve”, theksoi ai.