2.5 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Teknologjia Client Server

Më të lexuarat

Teknologjia Client Server është një teknologji që bënë të mundur komunikimin më të lehtë në mes të klientit dhe shërbyesve. Kjo teknologji përbëhet nga dy pjese bazë, pjesa shërbyese (sevuesi) dhe pjesa e përdoruesve (klienti). Për llogaritësin ose kompjuterin personal, të kyçur (online) në rrjetin e internetit, pa pasur të aktivizuar ndonjë program për pengimin e kyçjeve nga jashtë (Fireware), të pajisur me një program (software) të instaluar që shërben për marrjen e adresave te kërkuara e prezantimin e tyre në internet, thuhet se është shërbyes. Në teknologjinë e internetit përdoret termi Server. Server janë programe që shërbejnë duke pritur ndonjë porosi për ndonjë fletë të regjistruar në llogaritësin ku janë të aktivizuara. Me hyrjen e ndonjë kërkese në llogaritës ato aktivizojnë mekanizmin e gjurmimit në logaritësin dhe pas gjetjes së fletës ato ja prezantojnë klientit të porosisë. Në bazë të këtyre programeve funksionojnë shërbimet në internetit si World Wide Web, Gopher, E-Mail, FTP.
Programet Client në të kundërtën janë programe që japin kërkesa për regjistra tipike drejtuar shërbyesve në internet. Këto programe mund të jenë pjesë e programeve më komplekse, p.sh gjatë shtypjes së ndonjë nyje në fletën që keni të hapur, klienti që është i integruar në shfletues gjurmon adresën HTTP dhe dërgon porosinë për atë adresë tek serveri përkatës. Ky proces ndodhë edhe nëse ju shuani ndonjë E-mail. Për rrjedhjen e transmetimit te porosive dhe dërgesave përkujdeset protokolli HTTP.
Klientit me ndihmën e kësaj teknologjie i mundësohet jo vetëm dërgimi i porosisë, por edhe shkarkimi i të dhënave të ndryshme. Kjo në praktik ndodhë kur ju mbushni ndonjë formularë, dërgoni letra postare, apo të dhëna tjera në FTP. Për një transmetim të tillë në këtë teknologji përdoret termi Client-Push (Klienti fut të dhëna shërbyesit).
Po ashtu edhe shërbyesi mund të fusinë informata klientit, kjo teknik quhet Server-Push. në këtë rast shërbyesi fut të dhëna klientit pa kërkesën e klientit. Në kohët e fundit flitet për teknologjinë Push. Kjo teknologji duhet të ju mundësojë klientëve të marrin të dhëna nga shërbyesit e internetit pa pasur nevojë të bëjnë kërkesën. Për një funksionim të kësaj përdoren shërbimet Bodcasting, një lloj shërbyesish të internetit të cilët shpërndajnë lajmet aktuale. Netscape dhe Microsoft Internet Explorer (nga versionet 4.0) kanë përgatitur pikëpremjet për të përdorur këso lloj shërbimesh.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit