0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Ja si ia urojnë disertacionin të rinjtë e Manastirit Jankullovskës (Foto)

Më të lexuarat

Një grup të rinjsh nga Manastiri, sot në mëngjes nëpërmjet një aksioni gueril ia kanë uruar disertacionin e doktoraturës ish-ministres së Punëve të Brendshme të Maqedonisë, Gordana Jankulloska.
Me një pankartë “Urime abolimin”, dy të rinj kanë hyrë në promovimin solemn të doktorëve të shkencave në Rektoratin e Universitetit të Manastirit “Shën Klimeti i Ohrit”, ku Jankulloska solemnisht u promovua si doktorë e shkencave e Fakultetit për Siguri, transmeton Portalb.

Ky akt i ka lënë pa fjalë të pranishmit në sallë. 5 minuta pas aksionit, rektori i Universitetit Sasho Kornuçovski, u ka kërkuar falje të pranishmëve.
“Kërkoj falje për incidentin. Me krenari mund të themi se çdo kandidat që ka arritur ta marrë titullin “doktor i shkencave” si gradë e përgatitjes profesionale, ka kaluar nëpërmjet një procesit serioz të selektimit”, tha Kornuçovski, përsëri duke kërkuar falje për incidentin.

12992390-577297019117867-1352237948-n1-1_1461583486-1165204
Përndryshe, ish-ministrja e policisë, Jankulloska është e dyta në listë sa i përket veprave të aboluara nga vendimi i presidentit Ivanov.
Jankulloskën, më 12 prill, Ivanov e ka falur për plot 13 vepra.

Më 13 prill, në “Gazetën Zyrtare” u publikuan emrat e të gjithë politikanëve dhe bashkëpunëtorëve të tyre që janë të dyshuar për vepra penale e që presidenti Ivanov më 12 prill solli vendim që të njëjtët t’i falë.

Listës i prin ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski, të cilin Ivanov e ka falur për 16 vepra penale, ndërkaq menjëherë pas tij është ish ministrja Jankulloska e cilën është falur për 13 vepra penale presidenti. Ish-shefin e DBK-së Sasho Mijallkov Ivanov e ka falur për 6 krime, ndërsa për një më pak kushëririn e Mijallkovit, ish-kryeministrin Nikolla Gruveski.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit