2 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Pse duhet të hamë dardha

Më të lexuarat

Dardhat janë ushqim ideal i vjeshtës, i cili për shumë arsye duhet të konsumohet sa më shpesh. Vera pothuajse ka mbaruar, vjeshta është në prag dhe kjo është një kohë e përsosur për ta ndryshuar dietën tuaj, përkatësisht të bëni disa ndryshime në menynë tuaj.

Një mënyrë e shkëlqyeshme për ta filluar këtë është që të filloni të konsumoni dardha sa më shpesh. Pse pikërisht ato? Arsyet janë të shumta, ndërsa në vijim ju sjellim vetëm disa prej tyre.

Dardhat janë një fryt shumë i pasur me fibra. Ushqimi i pasur me fibra ndihmon në parandalimin e fryrjes, ruajtjen e nivelit të shëndetshëm të kolesterinës, ndërsa fibrat janë të ndërlidhura edhe me rrezikun e reduktuar të kancerit të gjirit, sëmundjeve të zemrës dhe diabetit të tipit 2.

Dardhat janë burim i një vargu të tërë të vitaminave, C, K, B2, B3 dhe B6. Për gratë shtatzëna apo nënat që janë me fëmijë në gji, është e dobishme informata se dardhat përmbajnë acid folik, transmeton Koha.net. Sa i përket mineraleve, dardhat përmbajnë kalcium, magnez, kalium, bakër dhe mangan. Vitamina C dhe bakri janë antioksidantë, kështu që ngrënia e dardhës bën mrekulli për imunitetin tuaj.

Dardhat përmbajnë edhe mineralin bor, i cili i duhet trupit tonë për ta absorbuar kalciumin. Prandaj dardhat janë të lidhura me efektin pozitiv, kur bëhet fjalë për osteoporozën.

Dardha konsiderohet edhe një frutë hipoalergjen, që do të thotë se njerëzit që janë të ndjeshëm ndaj ushqimit mund të hanë dardha pa u frikësuar prej efekteve anësore.

Ngrënia e tre apo më shumë porcioneve të frutave në ditë, si për shembull dardhës, mund ta ulë rrezikun prej degjenerimit makular senil, i cili është shkaku më i shpeshtë i humbjes së të parit tek të moshuarit.

Kuercetina është një tjetër antioksidant që gjendet në lëvoren e dardhës, dhe ndihmon në parandalimin e kancerit dhe dëmtimin e arterieve të cilat shkaktojnë sëmundje të zemrës. Gjithashtu, një studim i kohëve të fundit nga universiteti Cornell ka zbuluar se konsumi i dardhës ndihmon në parandalimin e sëmundjes Alzheimer.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit