2.9 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

TIME: Shqiptari Rexhepi i 11-ti nga 100 njerëzit më me ndikim në botë

Më të lexuarat

Në listë prokurori amerikan që gozhdoi sekretarin e Metës


Revista e njohur TIME publikon çdo vit listën e 100 njerëzve me më shumë ndikim në mbarë botën. Gazetarët përzgjedhin çdo vit 100 persona, që mendojnë se kanë më shumë ndikim në botë, që kanë frymëzuar njerëzimin, ndonjëherë edhe për keq.
Në krye të listës për këtë vit është Jeremy Lin, një basketbollist shumë i njohur, që luan për New York Knicks në NBA. I gjatë 1.91 metër, ai vlerësohet si një njeri që ka frymëzuar shumë të rinj dhe e ka fituar gjithçka ‘sipas mënyrës së vjetër’ me djersë dhe punë.
Në vendin e dytë është artisti Christian Marclay. Në vend të tretë është aktorja Viola Davis, që luan së fundmi në filmin “Ekstremisht zhurmshëm dhe pabesueshmërisht afër”.
Natyrisht në listë janë edhe presidenti amerikan Barack Obama, kancelaria gjermane, Angela Merkel, kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu dhe shefja e FMN-së.
Por ajo që bie në sy është se në vendin e 11-të është shqiptari Rëne Rexhepi, kuzhinieri më i mirë në botë. Rexhepi, me baba shqiptar dhe nënë daneze mori famë për gatimet e tij në restorantin Noma në Danimarkë.
Por në listë i 43-ti është edhe Preet Bharara, prokurori i Nju Jorkut, i bërë i njohur së fundmi se ka gozhduar bandën e Krasniqëve në Nju Jork, ku bënte pjesë dhe sekretari i Ilir Metës, Almir Rrapo.
LISTA deri te numri i 11-të
1. Jeremy Lin
2. Christian Marclay
3. Viola Davis
4. Salman Khan
5. Tim Tebow
6. E.L. James
7. Louis CK
8. Rihanna
9. Marco Rubio
10. Ali Ferzat
11. René Redzepi

/koha/kohaislame


- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit