3.7 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Bankat dhe OJQ’të obligohen t’i detektojnë transaksionet e dyshimta

Më të lexuarat

Veprimet dhe masat që duhet të merren nga 10 subjekte të ndryshme, janë përshkruar në Projektligjin për parandalimin e pastrimit të parave dhe luftimin e financimit të terrorizmit, i aprovuar një ditë më parë në Qeveri.
Parashihen gjoba deri në 1 milion euro, në rast se ato nuk e kryejnë detyrën, shkruan sot Koha Ditore.

Subjektet që obligohen të raportojnë dyshimet për shpëlarje parash, ose për financim terrorizmi, janë: bankat; institucionet financiare; kazinotë, përfshirë ato në internet dhe objektet e licencuara të lojërave të fatit; agjentët e pasurive të patundshme dhe ndërmjetësit e pasurive të patundshme; personat fizikë dhe juridikë që tregtojnë mallra kur pranojnë pagesa në para të gatshme në vlerë prej 10 mijë eurosh ose më shumë; avokatët dhe noterët kur përgatiten, kryejnë ose përfshihen në transaksione për klientët e tyre për aktivitete të caktuara; kontabilistët, auditorët dhe këshilltarët tatimorë; trusti dhe ofruesit e shërbimeve që nuk përfshihen në këtë ligj, të cilët u ofrojnë një numër specifik shërbimesh palëve të treta në baza komerciale; OJQ-të, si dhe; shitësit e metaleve të çmuara dhe tregtarët me gurë të çmuar.

Projektligji, një kopje të të cilit e ka siguruar “Koha Ditore”, përmban të listuara veprimet dhe masat për parandalimin dhe zbulimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, e që duhet të merren nga të gjitha subjektet raportuese para, gjatë, dhe pas ekzekutimit të transaksionit ose krijimit të marrëdhënies afariste.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit