0.3 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Studim mbi kontrollin e tundimit ndaj ushqimeve

Më të lexuarat

Studimet e fundit tregojnë se burrat mund të jenë më në gjendje sesa gratë për të mposhtur ndjenjën e urisë. Shkencëtarët i kërkuan një grupi meshkujsh e femrash për t’i rezistuar tundimit për të ngrënë, ndërsa u vunë përpara ushqimet e tyre të preferuara. Eksperimenti tregoi se vetëm truri i meshkujve tregoi një pakësim të veprimtarisë në zonat që lidhen me ushqimin, duke lënë të kuptohet se ata mund të jenë më në gjendje për të kontrolluar oreksin.

Rastet e mbipeshës janë pak më të ulta tek burrat sesa tek gratë dhe studimi i ri lë të kuptohet se arsyeja e vetme për këtë qëndron në faktin se meshkujt mund të jenë biologjikisht më në gjendje për të mposhtur orkesin.

Shkencëtarët pranë laboratorit kombëtar Brookhaven në shtetin Long Ajland, morrën në shqyrtim 23 meshkuj e femra me peshë trupore normale dhe u vunë përpara ushqimet e tyre të preferuara. Pjesmarrësit nuk kishin ngrënë për 17 orë para këtij eksperimenti. Pastaj ata iu nënshtruan skanimit të trurit ndërkohë që shkencëtarët u ofronin ushqime të preferuara si pica, hemburger, mish, akullore e ëmbëlsira. Pjesmarrësve në eksperiment, të gjithë vullnetarë, u ishte thënë t’i rezistonin urisë duke mos e përfillur ose duke menduar gjëra të tjera, por jo ushqim.

Si meshkujt edhe femrat ndjenin më pak uri ndërkohë që luftonin me oreksin, por truri i meshkujve tregoi një rënie të veprimtarisë në zonat përgjegjëse për oreksin.

Shkencëtarët mendojnë se ky dallim mund të ketë lidhje me ndryshimet në hormone midis dy gjinive. Ata thonë se rezultatet e këtij ekserimenti lënë të kuptohet se femrat mendojnë se mund të kontrollojnë oreksin, por dëshira a tundimi i tyre i fshehur për të ngrënë mbetet e fortë, duke e bërë më të vështirë t’i bëjnë ballë ushqimit për një kohë të gjatë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit