0.8 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Saktësia e informacioneve mjekësore në internet

Më të lexuarat

Gjithnjë e më shumë konsumatorë tani drejtohen në internet për informata mjekësore, por disa ekspertë shprehin shqetësim rreth pasaktësisë së disa faqeve eletronike që ata ndeshën gjatë kërkimeve në google.
Sipas statistikave, më shumë se 80 përqind e amerikanëve tani e përdorin internetin për informacione mjekësore, por ata duhet të tregohen të kujdesshëm, thotë studimi, sepse të dhënat që gjejnë mund të jenë të pasakta e madje të rrezikëshme për shëndetin e tyre.

Agjencia amerikane që kontrollon cilësinë e ushqimeve dhe barnave ka paralajmëruar kundër përdorimit të faqeve elektronike për blerjen e ilaçeve shumë prej të cilëve nuk kanë vlera mjekësore.

Por problem mund të jenë edhe motorët elektronikë për kërkimin e të dhënave që i drejtojnë konsumatorët tek oferta a reklama të rreme. Për shembull në Itali, ekspertët hynë në internet për të kërkuar informacione mjekësore në Google, dhe ata u ndeshën me të dhëna të pasakta rreth prodhimeve të ndryshme por joshëse për konsumatorët.

Duke shtypur fjalën ALOE, google i drejtoi ekspertët në një faqe elektronike ku thuhej se “aloe” mund të përdoret për kurimin e shumë llojeve të kancerit. Kjo faqe u ofronte vizitorëve shansin për të blerë “aloe” për të luftuar kancerin.

Ka kohë që Google ka krijuar filtra të efektshëm që lënë jashtë informacione e materiale fyese e të dëmshme për shoqërinë. Nisur nga kjo, ekspertët po i bëjnë thirrje kompanisë Google që t’i përmirësojë këto filtra të informacionit, në mënyrë që konsumatorët të jenë më të mbrojtur edhe ndaj ofertave mashtruese në fushën e shëndetësisë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit