2.2 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Kanceri – i parandalueshëm në 50% të rasteve?

Më të lexuarat

Përparime të mëdha janë bërë në diagnostikimin dhe trajtimin e kancerit ndërkohë që kërkimet për një kurë vazhdojnë.
Sipas studiuesve të shëndetit publik në Saint Louis të shtetit Misuri, në 50 për qind të rasteve kjo sëmundje është e parandalueshme. Në një artikull studimor botuar në revistën Science Transitional Medicine ata thonë se shoqëria e ka informacionin e nevojëshëm për të parandaluar gjysmën e rasteve të kësaj sëmundjeje.

Zgjedhjet që njeriu bën në stilin e jetesës luajnë rol të rëndësishëm në shkaktimin e kancerit – pirja e duhanit, dieta dhe ushtrimet fizike janë disa stile jetese.

Në Amerikë, vetëm duhani është përgjegjës për rreth 30 për qind të gjitha rasteve të kancerit.

Pesha e tepërt trupore dhe obesiteti janë përgjegjës për 20 për qind të rasteve të tjera.

Studjuesit thonë se barra e kanceri mund të lehtësohet nga ndryshimi i sjelljes së individit dhe shoqërisë.

75 për qind e rasteve të kancerit në mushkëri mund të parandalohen vetëm duke eleminuar duhanin. Shumë vende kanë miratuar ligje e programe për ndalimin e duhanit në vendet publike ose për shkurajimin e pirjes së tij. Këto ligje e programe ka raste që nuk zbatohen, veçanërisht në vendet ku problemet politike, ekonomike e shoqërore janë më të shumta.

Por ekzistojnë edhe pengesa të tjera; njerëzit janë skeptikë se kanceri mund të parandalohet; dhe shpesh merr vite që të mirat e kërkimeve mjekësore të shfaqen.

Autorët e studimit arrijnë në përfundimin se rastet e kancerit mund të pakësohen dukshëm në mbarë botën, nëse njerëzit individualisht apo si shoqëri ndryshojnë sjelljet e tyre dhe nëse përjekjet e shëndetit publik mbështeten mbi njohuritë shkencore.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit