Microsoft ka lëshuar Windows 8 RTM ose versionin përfundimtar për abonentët e Technet dhe MSDN. Por, edhe nëse nuk jeni abonent, mund të përdorni versionin përfundimtar të versionit Enterprise Windows 8 që është në dispozicion për 90 ditë.
Në mënyrë që ta përdorni, duhet të regjistroheni dhe produkti duhet të jetë i aktivizuar online me shërbimet e aktivizimit dhe vlefshmërisë së Microsoft brenda 10 ditëve të instalimit.
Do të shihni një lajmërim në desktop që tregon se sistemi nuk është origjinal. PC-ja do të ndalet çdo orë duke shkaktuar kështu humbjen e materialeve të paruajtura.
Kërkesat për Windows 8
Windows 8 funksionon në të njëjtin harduer në të cilin funksionon Windows 7:
-Procesori: 1 GHz ose më i shpejtë
-RAM: 1GB (32-bit) ose 2 GB (64-bit)
-Hapësira në disk: 20 GB
-Karta grafike: Pajisja grafike Microsoft DirextX 9 me drajverin WDDM
Nuk kërkohet ndonjë çelës për versionin testues. Sapo ta aktivizoni, keni 90 ditë kohë për ta përdorur softuerin. Kohën e mbetur mund ta shikoni duke iu referuar “watermarkut” në këndin e djathtë poshtë desktopit të Windows-it.
Sapo të skadojë ky version testues pas 90 ditësh, duhet të zëvendësoni sistemin operativ në kompjuterin tuaj testues dhe të riinstaloni të gjitha programet dhe të dhënat. Nuk është e mundur që të bëhet përditësimi në një version të licencuar të Windows 8. Për këtë nevojitet një instalim i pastër.
Versioni Enterprise i Windows 8 është i gatshëm në versionet 32-bit dhe 64-bit në shumë gjuhë: kineze (e thjeshtësuar), kineze (tradicionale), angleze, angleze (e Britanisë së Madhe), frënge, gjermane, italiane, japoneze, koreane, portugeze (e Brazilit) dhe spanjolle.
Përzgjidhni versionin që dëshironi të shkarkoni:
Shkarkoni versionin 32 Bit Enterprise të Windows 8
Shkarkoni versionin 64 Bit Enterprise të Windows 8
Të gjitha shkarkimet janë në formë të imazheve ISO. Ky version testues do të jetë në dispozicion për shkarkim deri më 15 gusht 2013. (PC World Albanian)/kohaislame