1.6 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Google përditëson Voice Search për Android me 13 gjuhë shtesë

Më të lexuarat

Teksa beteja për zërin vazhdon të shpaloset, Google lajmëroi gjatë ditës së sotme se ka përditësuar Voice Search për Android duke suportuar edhe 13 gjuhë të tjera e duke sjellë kështu plot 42 gjuhë dhe thekse në 46 shtete.

Pas përditësimit të ditës së sotme, Google vlerëson se rreth 100 milionë përdorues të Android-it do të jenë tashmë në gjendje të përdorin Voice Search.

Kompania ka shtuar gjuhën baske, bullgare, katalanase, gjuhën portugeze evropiane, finlandeze, galiciane, hungareze, gjuhën islandeze, norvegjeze, rumanishten, serbishten, sllovakishten dhe suedishten.

Google është përpjekur shumë që të mbulojë diversitetin e gjuhëve në Evropë, por fatkeqësisht gjuha shqipe nuk përfshihet ende.

Kompania thotë se shtimi i gjuhëve të reja kërkoi që të punësonin dhjetra folës amtarë për të regjistruar theksin e duhur të mijëra fjalëve. Kompania po ashtu, kishte regjistruar qindra mijëra fjalë të tjera nga vullnetarë të thjeshtë që morën pjesë me dëshirën e tyre në këtë projekt.

Në Suedi, shkencëtarëve të Google u ishte kërkuar të ndërtonin një “makinë të sistemit të mësimit” që do të jetë në gjendje të parashikojë se si duhen shqiptuar disa fjalë suedeze. (PC World Albanian)/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit