2.3 C
Pristina
Wednesday, November 6, 2024

SHKRIMTARJA AMERIKANE E PRANOI ISAMIN

Më të lexuarat

Margaret Marcus

{Shkrimtare, New York – SHBA}

“E kush kërkon fe tjetër përveç Fesë Islame, atij kurrsesi nuk i pranohet dhe ai në botën tjetër është nga të dëshpëruarit. ” (Kur’ani, 3:85)

Me këtë ajet nga Kur’ani i Madhërueshëm, që është Fjala e All-llahut, e fillon librin e saj me titull: Islam and Modernism (Istami dhe Modernizmi), ish-studentja amerikane e Universitetit të Nju-Jorkut, zonja Merjem Xhemileh, libër që bëri jehonë e që u botua në gjuhën angleze në qytetin Lahore të Pakistanit.

Kush është zonja Merjem Xhemileh? Zonja Merjem Xhemileh është një e konvertuar amerikane, autore e rreth dyzet tibrave. U lind nga prindër amerikanë, me prejardhje gjermane-hebraike, në Nju-Jork, në vitin 1934. Si nxënëse e më vonë edhe si studente në Universitetin e Nju-Jorkut dallohej prej të gjithëve me zgjuarësinë e seriozitetin e saj në mësime e studime. Ishte adhuruese e madhe e librit, vazhdimisht lexonte, ngase ishte e pangopur për dituri.

Kur u lind, prindërit e saj e emëruan me emrin Margaret Marcus, por erdhi një ditë kur ajo e ndërroi emrin dhe fenë e saj. Rruga deri në agimin e asaj dite ishte e gjatë, e mundimshme, përptot dëshpërime e zhgënjime. Më në fund u bë ashtu siç dëshiroi i Madhi Zot: Feja Islame, Drita e saj, ngadhënjeu mbi errësirën e filozofisë, humanizmit ateist, materializmit, baha’izmit dhe cionizmit.

Në librin e lartpërmendur, “Islami dhe Modernizmi”, zonja Merjem Xhemileh e përshkruan rrugën e vet jetësore në kapitullin e parë, me tituttin: Përse e pranova Istamin? Një përshkrim interesant, prekës dhe frymëzues, ku ajo ndër të tjera thotë:

“Gjatë adoleshencës isha nën ndikimin e filozofisë humaniste. Kur fillova të përkryhem intelektualisht nuk kënaqesha më me ateizmin e kësaj filozofie. Pas një kohe iu bashkangjita grupit të Baha’ive në Nju-Jork. Në fillim, Baha’izmi më dukej tërheqës, meqë edhe prejardhjen e kishte islame… Por, kur zbulova se sa keq kanë devijuar e dështuar, pas një viti u largova tejet e dëshpëruar prej tyre.

Në moshën 18-të vjeçare u bëra anëtare e Lëvizjes fetare të quajtur “Mizrachi hatzair”, që ishte një lëvizje cioniste. Kur e kuptova natyrën e vërtetë të cionizmit, i cili e nxit dhe e farkon armiqësinë ndërmjet hebrenjve dhe arabëve, pas disa muajsh e braktisa këtë lëvizje dhe prej tyre u ndava e mërzitur dhe e zhgënjyer.

Kur isha 20-vjeçe, e njëkohësisht studente në Universitetin e Nju-Jorkut, profesori im Rabbi Abraham Isaak Katch, përpiqej në çdo mënyrë të na bindte se Islami rrjedh nga Judaizmi! Aq më tepër edhe tekstet universitare, që ishin të shkruara prej tij, kishin atë përmbajtje dhe synonin atë qëllim, që studentët të binden se Judaizmi është burim i Islamit dhe se është superior ndaj tij! Sa më përket mua, në vend që të më bindin, fjalët dhe veprat e profesorit arritën efekt të kundërt!

Megjithëse kisha dëshirë që të bëhem muslimane që në atë kohë, pra kur isha studente 20-të vjeçare, pengesë e pakalueshme m’u bë familja. Ata më qortonin, më paralajmëronin se Feja Islame do to ndërlikojë jetën time dhe se ajo fe nuk është si Judaizmi e Krishterimi, që janë pjesë e traditës amerikane. Më thoshin se Feja Islame do t’më tjetërsojë dhe si pasojë e kësaj do të armiqësohem me familjen dhe do të izolohem nga rrethi e komuniteti…

Besimi im në atë moshë nuk ishte aq i fortë sa t´u bëjë ballë këtyre presioneve. Pjesërisht, si rezultat i këtyre presioneve pata tronditje të brendshme, u sëmura rëndë dhe u detyrova t’i ndërpres studimet… Për afër dy vjet isha në depresion të thellë. Gjatë viteve 1957 – 1959, prindërit më vendosën në spitale private dhe shtetërore. Ndërsa qëndroja në spital, një ditë u betova: Nëse ndonjëherë shërohem, përmirësohem dhe dal nga spitali, do ta pranoj Fenë Islame.”

Deshi i Madhi Zot dhe gjendja shëndetësore e Margaretës u përmirësua dhe ajo doli nga spitali. Porsa doli nga spitali, filloi të hulumtojë nëpër Nju-Jork se ku mund të takojë besimtarë e besimtare të Fesë Islame. Për fat të mirë i gjeti ata që ishin ndër njerëzit më të mirë, për të cilët veç kishte shpresuar se mund t’i gjente ndonjëherë.

Ndërkohë, ajo filloi të shkruajë për Fenë Islame dhe ta mbrojë atë nga akuzat e rënda që i bëheshin nga të gjitha anët, sipas direktivave të aleancës hebraiko-krishtere dhe qarqeve shekullariste anti-islame. Botoi shumë punime e studime në revista islame dhe emri i saj u bë mjaft i njohur. Njëkohësisht, mbante ko respondencë me udhëheqësit më eminentë të rizgjimit islam në mbarë botën. Mbante letër-këmbime me Shejh Ibrahimin, lider i ulemave në Algjeri, dr. Muhammed e Al-Az’harin, Egjipt, dr. Mahmud F. Hoballahun, drejtor i Qendrës Islame në Uashington, dr. Hamidultahun e Parisit, dr. Said Ramadanin, drejtor i Qendrës Islame të Gjenevës dhe me dijetarin e mirënjohur Mevlana Sejjid Ebul Ala Mewdudiun, në Pakistan.

Betimin që kishte dhënë studentja Margaret Marcus sa ishte në spital, se nëse shërohet dhe lëshohet nga spitali do ta pranojë Fenë Islame, All-Ilahu (xh.sh.) ia kishte dëgjuar dhe ia realizoi: Ditën e Madhërueshme të Kurban Bajramit, në praninë e dy dëshmitarëve, studentja amerikane Margaret Marcus, e tha me gojë e me zemër Fjalën e Dëshmisë: “Dëshmoj se s’ka zot tjetër veç All-llahut dhe se Muhammedi është i Dërguari i Tij” dhe kështu, pas Fjalës së Dëshmisë, ajo u bë muslimane edhe zyrtarisht.

Në Qendrën Islame në Bruklin, Nju-Jork, mori çertifikatën me emrin e ri musliman, Merjem Xhemileh, të cilën ia lëshoi udhëheqësi i Qendrës, Shejh Daudi.

Merjem Xhemileh, thotë se krenohet me emrin e ri musliman, sikurse edhe me Fenë Islame, të cilën e përqafon me gjithë shpirt! Këtë e dëshmoi edhe me vepra, duke shkruar rreth dyzet libra…

Më në fund, zonja Merjem Xhemileh thotë:

“Nuk e pranova Fenë Islame nga urrejtja ndaj të parëve të mi, ose ndaj popullit tim, por për mua kjo do të thotë kalim nga një fe që po jep shpirt dhe që është aq e kufizuar, në një fe dinamike e plot gjallëri… Feja Islame është e Vërteta Hyjnore Universale, e cila vlenë për çdo vend e për çdo kohë…”

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit