3.4 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Kaos i zgjedhjeve në Egjipt, diskualifikohen figurat më të rëndësishme

Më të lexuarat

Gara për presidencën e Egjiptit është ridefinuar pas përjashtimit të shefit të spiunazhit të Hosni Mubarakut  dhe kandidatëve më të shquar të islamistëve, duke përfshirë kandidatin e Vëllazërisë Muslimane dhe kandidatin më popullor, klerikun Selefi .

Zhvillimeve të fundit, po tu shtojmë edhe turbullirat e një tranzicioni drejt demokracisë që tashmë është ndërprerë nga spazma e dhunës dhe rivalitetet politike ndërmjet islmaikëve që dikur ishin të ndaluar, reformatorëve sekularë dhe mbetjeve të rendit të Mubarakut që ishte rrëzuar në kryengritjen popullore të vitit të kaluar.
Fituesit e dramës përfshijnë ish shefin e Ligës Arabe Amr Musa dhe islamikun e moderuar Abdul Moniem Ebul Fotouh. Të dy kanë shpenzuar më shumë në fillim të fushatës se sa shumica por kandidatët tjerë u eklipsuan nga ndryshimet e fundit, të cilat të martën i diskualifikuan ata nga gara.
Omar Suleiman, një nga ndihmësit e afërt të Mubarakut dhe zëvendës i tij në ditët e tij të fundit në pushtet, u përjashtua nga gara për dështimin për të mbledhur një numër të mjaftueshëm të nënshkrimeve nga  15 njësitë administrative. Kandidatët presidencialë duhet të marrin nënshkrimet e 30.000 qytetarëve nga i gjithë vendi në mbështetje të nominimit të tyre.

Një burim i spekuluar (Ahram Online)  tha të dielën  se rreth gjysma e peticioneve të Omar Sulejman  ç’është e vërteta se ato nënshkrime ishin të falsifikuara

Përmes Twitter të Vëllazërisë Muslimane citohet që Shater (ish kandidati për president i diskualifikuar) të ketë thënë: “Përjashtimi im nga gara presidenciale, pavarësisht se sa tingëllon ligjore, është një provë se Mubarak është ende në pushtet. Ne do të vazhdojmë në luftën tonë paqësore për të përfunduar revolucionin tonë të papërfunduar. “
Më vonë në adresimin e tij ndaj qindra përkrahësve në Kairo, Shater i bëri thirrje Egjiptit që të “mbrojnë revolucionin,”  ky është edhe paralajmërim se ka planifikime për  mashtrim elektoral dhe  blerjet e votave janë në proces.
Vëllazëria Muslimane do të vazhdojnë në garën për postin e kreut të shtetit me kandidat tjetër të tyre:  Dr.Mursi  Mohammed,”   sipas Reuters.

Predikuesi Selefi, Hazem Salah Ebu Ismail, kishte shpresuar se në këto zgjedhje do t’i mundësojnë atij të futet në presidencë. Por edhe ai  tani është jashtë zgjedhjeve, u diskualifikua me arsyen se nëna e tij posedon një pasaportë amerikane – diçka që ai e mohon fuqishëm.

Ebu Ismaili ka paralajmëruar se “Egjipti do të jetë dëshmitar i një revolucion islamik” në qoftë se komisioni nuk do ta lejon atë për të kandiduar në zgjedhje. Ai u bëri thirrje mbështetësve të tij për të vazhduar tyre qëndrimin e tyre në selinë e Komisionit  të Zgjedhjeve Presidenciale.
Ebu Ismaili u foli përkrahësve të tij duke u thënë “Unë e ndjej se ajo që po ndodh është komplot dhe tradhti”.

Ebul Fotouh njëri prej dy kandidatëve të mbetur në listë, 60 vjeç, ishte pjesë e një krahu të moderuar e reformues në Vëllazërinë Muslimane derisa u largua. Kandidatura e tij ka fituar miratimin e Sheikh Jusuf Kardavit, klerikut egjiptian me bazë në Katar i cili ka ndikim në Vëllazërinë Muslimane dhe më gjerë.

Ebul Fotouh, i cili është mjek,  ka filluar të fitojë mbështetje edhe jashtë lëvizjes islame në mesin  pjesës sekulare të Egjiptit, e cila është në kërkim të dikujt që do të jetë i angazhuar për reforma demokratike.

Zgjedhjet janë caktuar për  datat 23 dhe 24 maj, është shtuar shumë frika se deri në këtë kohë do të zgjedhet një president, të cilit nuk i janë përcaktuar kompetencat.

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit