Ministrja e Transportit e Belgjikës ka dhënë dorëheqjen pas akuzave se ajo kishte njohuri rreth një raporti ku BE kritikon sigurinë në aeroportin e Brukselit para sulmeve terroriste të muajit të kaluar.
Siç raportojnë mediat e huaja, Jacqueline Galant dha dorëheqjen pas një raporti sekret të BE-së, transmeton Telegrafi.
Raporti kishte vlerësuar se masat e sigurisë në aeroportet e vendit janë “me të meta”, duke cituar mangësi serioze në mënyrën e menaxhimit të kontrolleve të sigurisë.
Ajo kishte thënë se nuk kishte dijeni të raportit.
Dokumenti konfidencial i BE-së nga viti i kaluar është bërë publik nga dy partitë opozitare belge. /kohasilame