Policia njoftoi se Karel Kadlec është në praburgim pas incidentit të së martës, i cili ndodhi në lagjen Vinohrady të Pragës, ku u konfirmua se ishte në gjendje të dehur.
Policia çeke deklaroi se njëri nga oficerët e saj ka konsumuar tepër alkool, dhe duke ngarë makinën në gjendje të dehur ka goditur 51 automjete të parkuara në Pragë, raporton Anadolu Agency (AA).
Policia njoftoi se Karel Kadlec është në praburgim pas incidentit të së martës, i cili ndodhi në lagjen Vinohrady të Pragës, ku u konfirmua se ishte në gjendje të dehur. Në këtë incident nuk pati të plagosur.
Ministri i Punëve të Brendshme të Republikës Çeke, Milan Chovanec, tha se ishte i gatshëm të pushoj nga puna menjëherë Kadlecin.