0.8 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Reagon djali i Myftiut Tërnava: Ja çfarë thotë për “veturat e shtrenjta” dhe “shëtitjet nëpër Evropë”!

Më të lexuarat

Djali i Myftiut të Kosovës, Naim Tërnava, Harisi ka reaguar ndaj shkrimeve se ai është duke bërë jetë luksoze, përkatësisht shihet duke u vozitur me vetura luksoze.

Ai gjithashtu ka reaguar edhe ndaj shkrimeve se ai dikur kishte bërë thirrje për të shkuar në luftë në Siri.

Sipas djalit të Myftiut Tërnava, e vërteta është se ai asnjëherë në jetën e tij nuk ka vizituar asnjë vend-shtet evropian.

“Është e vërtetë e madhe se asnjëherë në jetën time nuk kam pasur veturë të shtrenjtë. Vetura të cilën e vozis është Audi A3, viti i prodhimit 2006. Kisha pasur dëshirë që vërtetë të kem një veturë të mirë – besoj se më vonë do të kem fatin që ta kem një veturë të mirë”, ka shkruar Harisi në profilin e tij në Facebook.

Fotografitë e publikuara në media, sipas tij, janë marrë në dasmën e tij, dhe në sallone të veturave.

Ai ka komentuar edhe deklaratat rreth të cilave thuhet se ai dikur kishte bërë edhe thirrje për të shkuar në Siri.

“Është e vërtetë se ditën kur u helmuan 1600 fëmijë në Siri, kur shikonim skena trishtuese e tepër të dhimbshme, në kohen kur opozita Siriane vinte për vizitë në Prishtine, kur Qeveria e Kosovës përkrahte opozitën Siriane kundër regjimit të Asadit,…., kur e pashë një video në Youtube, kur pashë fëmijë të masakruar e të helmuar, të bërë copë, ajo më shtyri që të ngre zërin kundër këtyre padrejtësive që ju bënin fëmijëve, grave e pleqve. E assesi nuk ka të bëjë me thirrje për të shkuar në Siri, bile koha kur është publikuar kjo video atëherë ende nuk ishte dalë në skenë grupi kriminel i ISIS-it”, shkruan Haris Tërnava.

“Ne jemi njerëz dhe feja jonë na mëson që të kemi dhembshuri mbi njerëzit e pafajshëm, a ne veçanti kur janë në pyetje fëmijët, gratë dhe të shtyerit në moshë. Unë edhe nëse dëshiroj të bëjë thirrje për të shkuar në Siri, këtë nuk ma lejon feja, sepse marrja pjesë në një luftë ku ndodhin krime prej më të ndryshmeve, ku vriten e masakrohen njerëzit e pafajshëm pa bërë dallime, ku të qenurit njeri nuk ka vlerë – unë kam qenë dhe jam kundër kësaj”, ka shkruar ndër tjerash djali i Myftiut Naim Tërnava, Harisi. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit