3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

OBI DISKUTON PEZULLIMIN E SIRISË NGA KJO ORGANIZATË

Më të lexuarat

Sot në Arabinë Saudite do të mbahet samiti i Organizatë së Bashkëpunimit Islamik, OBI, ku do të shqyrtohet edhe pezullimi i anëtarësimit të Sirisë nga kjo organizatë.

Ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të mbledhur në qytetin Xhidde para samitit në mesin e të cilëve gjendet edhe Ministri i Jashtëm turk, Ahmet Davutollu dje arritën në konsensus në lidhje me pezullimin e anëtarësimit të Sirisë nga kjo organizatë.

Në projektvendimin në fjalë thuhet se me këtë është vërtetuar qëndrimi parimor i Organizatë së Bashkëpunimit Islamik, me qëllim të mbrojtjes së unitetit, sovranitetit, pavarësisë dhe tërësisë territoriale të Sirisë.

Në këtë komunikatë, ku bëhet e ditur se përgjegjësia kryesore për dhunë dhe gjakderdhje në Siri i takon qeverisë së vendit, është dënuar edhe rrëzimi i avionit luftarak turk nga ana e Sirisë. Në komunikatë gjithashtu u bëhet thirrje palëve që në kuadër të vlerave të fesë islame dhe të drejtave të njeriut ti japin fund menjëherë dhunës, vrasjeve dhe shkatërrimeve me qëllim që vendi të shpëtohet nga një Luftë Civile.

Me anë të këtij projektvendimi dhe komunikate përfundimtare në lidhje me Sirinë që pritet të miratohet plotësisht nga ana e liderëve do të pezullohet edhe anëtarësimi i Sirisë nga të gjitha organet e Organizatë së Bashkëpunimit Islamik.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit