Të paktën gjashtë persona janë vrarë në sulmin vetëvrasës me bombë në provincën irakiane Ramadi, raporton Anadolu Agency (AA).
Një zyrtar irakian në kushte anonime për AA ka konfirmuar se një pjesëtarë i organizatës terroriste DAESH ka kryer sulm vetëvrasës me bombë ndaj familjeve që tentonin të braktisnin qytetin Hit.
Gjatë shpërthimit janë vrarë së paku gjashtë persona, ndërsa 12 të tjerë janë plagosur.
Periferia e qytetit Hit është vend i përleshjeve të ashpra mes forcave irakiane dhe militantëve të DAESH-it, ndërsa një numër i madh i banorëve tenton të arratiset në qytetet më të sigurta.
Terroristët kanë minuar rrugët dhe me sulme vetëvrasëse tentojnë të mbajnë banorët për t’i shfrytëzuar si mburojë e gjallë para sulmeve ajrore të koalicionit të kryesuar nga SHBA-të.
Avionët e forcave të koalicionit mbrëmë kanë kryer një varg sulmesh ndaj pozitave të DAESH-it në vendin al-Kasriyat i cili gjendet rreth 90 kilometra në perëndim të qendrës Ramadi. Burimi i njëjtë raporton se në këto sulme janë vrarë së paku 35 terroristë.