5.3 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Ambasadori grek Lalakos: Maqedonia po përdorë dhunë ndaj refugjatëve

Më të lexuarat

Shefi i zyrës për lidhje të Greqisë në Maqedoni, ambasadori Teoharis Lalakos ka dërguar dy demarsh deri te pushtetarët maqedonas në lidhje me “episodet e papranueshme që ndodhën në Idomeni”, informuan nga Ministria e punëve të jashtme greke.

“Ambasadori Lalakos qartas e bëri me dije në mënyrë më kategorike se përdorimi i dhunës nuk kontribuon për zgjidhjen e problemit me refugjatët dhe është në përplasje direkte me rregullat nga e drejta ndërkombëtare dhe humanitare”, thuhet në reagim.

Ai, sipas MPJ greke, i ka ftuar pushtetarët në Maqedoni që të përgjigjen në mënyrë adekuate në bazë të kushteve dhe të tregojnë përgjegjësi adekuate, përmbajtje dhe seriozitet.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit