10.5 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Gruaja më e fuqishme në botën e artit

Më të lexuarat

Me rreth 1 miliard dollarë para të shpenzuara në art në baza vjetore, myslimania Sheikha Al Mayassa bint Hamad bin Khalifa Al Thani është një nga gratë më të fuqishme në botën e artit, dhe një nga më sekretet.

Nga Mbretëria e Katarit, ajo zakonisht është fjalëpakë në diskutimin e koleksionit të saj personal dhe blerjet që i bën në emër të shtetit të Katarit, ndërsa shumë rrallë bën intervista, raporton CNN.

Në fakt intervista për CNN Style është e para në dy vjet e fundit para kamerave, transmeton Koha. Puna e saj flet më së miri për të.

https://www.youtube.com/watch?v=ylk5pGNcq0c

Si shefe e muzeut të Katarit, ajo ka blerë veprat kryesore të artistëve bashkëkohorë, përfshirë këtu – Damien Hirstit, Takashi Murakamit dhe Richard Serras nga regjioni, dhe besohet se ajo ka blerë edhe veprën më të shtrenjtë në Katar “When Will You Marry” të Paul Gauginit, për 300 milionë dollarë.

Sipas saj, arti është shumë i fuqishëm pasi nuk ka kufij dhe s’duhet të jeni pjesë e ndonjë vendi, religjioni apo klase shoqërore.

“Arti është shumë i fuqishëm sepse nuk ka kufij, dhe nuk duhet të jeni pjesë e një vendi, religjioni apo klase shoqërore. Ai i bashkon njerëzit e të gjithë popujve të flasin për një ide”, ka thënë ajo.

Në mars të këtij viti, ajo ka inauguruar ekspozitën “What About the Art? Contemporary Art from China”, të ekspozuar në Galerinë Al Riwaq të kuruar nga artisti kinez Cai Guo-Qiang. Këto ekspozita ofrojnë, siç i quan Sheikha Al Mayassa, një “mënyrë joformale të edukimit” që vendasve dhe turistëve iu ofron një mënyrë të re të të menduarit.

Disa nga veprat që ajo ka blerë mund t’i shikoni më poshtë.

1 2 3 4 5 6 7

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit