1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Udhëzim vrapimi për fillestar

Më të lexuarat

E gjitha cka duhet te dini qe te filloni vrapimin

Diku ne fillim fillestaret mesojne se 99.9 perqind e vrapuesve jane njerez ndihmues dhe te mire. Ky realizim zakonisht ndodh kur nje fillestar takohet me ndonje veteran ne fushen e vrapimit dhe vetarani fillon te ndaj me te entuziazmin per vrapimin dhe te mirat e tij. Keshtu jane vrapuesit. Dhe mu per kete arsye, per kete udhezim, jane pyetur nje numer ekspertes vrapimi te moshave te ndryshme se ‘Cka dini tash qe kishit dashur te dini kur keni filluar te vraponi’?. Nese veq po filloni apo keni vrapuar me dekada sigurisht se do te mesoni dicka nga pergjigjet e tyre.

Secili fillestar pyet se paku njeren nga keto pyetje ne ndonje moment. Dhe pergjigjet jane me poshte:

Si te filloni?

Fillo me ecje per nje periudh kohore qe ndjehesh i rehatshem – diku prej 10 deri 30 minuta. Pasi te mundeni te ecni per 30 minuta me lehtesi futni edhe nje apo dy minuta vrap brenda kohes se ecjes. Me kalimin e kohes zgjate intervalet e vrapimit derisa te mundesh te vraposh per 30 minuta pa nderpre.

A eshte normale te kesh dhimbje gjat vrapimit?

Pak siklet qe ndjeni eshte normale me rritjen e distances dhe intensitetit te trajnimit. Por dhimbja e forte nuk eshte normale. Nese dicka ndjeni aq keq saqe duhet te çaloni kur vraponi apo duhet te ndryshoni menyren e vrapimit, ju sigurisht se jeni lenduar disi. Ndal vrapimin menjeher dhe pusho per disa dite. Nese nuk je i sigurt provo te eces per nje minute apo dy per te pare nese kalon dhimbja. Nese nuk kalonl eshte mire te ndalesh dhe te konsultohesh me mjekun.

A duhet te mbath patike vrapimi apo ben edhe me cfardo?

Vrapimi nuk kerkon edhe aq investim ne gjera te ndryshme por sigurisht se ju duhen nje pal te mira patike vrapimi. Ndryshe nga patikat trajnimi te gjithanshme, patiket e vrapimit jane te dizajnuara qe te lejojne kemben te lepitet me mire per toke duke zvogluar sasin e goditjes qe pershkon kemben. Shume makina tradmills jane te bute keshtu i ben ato nje opcion te mire per ata qe bartin ekstra peshe apo edhe jane te cenueshem te lendohen dhe deshirojne te zvoglojne rrezikun e lendimit. Per te stimuluar perpjekjen e vrapimit jashte ju mundeni qe gjithmone te rregulloni treadmill ne 1% pjerrtesi.

Ku duhet te vrapoj?

Ju mund te vraponi kudoqofte qe eshte sigurte dhe te ben te ndjehesh rahatshem. Vendet me te mira per vrapim jane vendet skenike, te ndriquara mire dhe te lira nga trafiku. Provo te zgjedhesh vende me bari ne vend te rrugeve te forta per te shmangur lendimet. Mendo per vrapimin si menyre e eksplorimit te territoreve te reja. Perdor oren e dores per te matur distancen dhe cakto nje aventure te re secilen her qe vraponi. Pyt edhe vrapuesit tjere per rruget dhe vendet qe vrapojne. Sa me te ndyrshme qe jane rruget aq me i lehte ju duhet vrapimi.

Une gjithmone ndjehem pa fryme kur vrapoj. A eshte diçka keq me mua?

Vrapimi te ben qe te marresh fryme me veshtire se sa zakonisht dhe keshtu te marresh fryme pas me veshtiresi eshte normale. Shumica e asaj ndjenje (mos ngopje me fryme) fillon te zhduket me kalimin e kohes. Koncentrohu te marresh fryme nga fundi i barkut dhe nese e sheh te nevojshme ngadalsohu apo edhe pusho duke ecur dhe prap pasi te keni pushuar vraponi. Nese ajo gjendje e mos ngopjes me fryme vazhdon pyet mjekun per mundesin qe ndoshta ju mund te keni astmen.

Une shpesh kam dhembje therrese anesore

Dhembjet anesore jane te zakonshme tek fillestaret pershkak se abdomeni i tyre nuk eshte i mesuar me ngjeshjen qe vrapimi shkakton. Shumica e fillestareve tregojne se ato dhembje kalojne me ngritjen e fitnesit (pershtatshmeris). Dhe mos hani ushqim te forte nje ore para se te vraponi. Kur te keni dhembje merr fryme thell duke u mundur qe ta nxjerrni te gjith ajrin nga barku. Kjo do e shtrij muskulin e diafragmes tuaj, vend ku zakonisht ndodh ky ngerç (spazem).

A duhet te marr fryme nga hunda Apo goja?

Me mire eshte ndoshta te marresh fryme nga goja sepse te lejon te marresh sa me shume oksigjen qe eshte e mundur per muskujt qe jane ne pune. Sidoqofte, disa prej vrapuesve marrin fryme nga hunda gjat vrapimit duke besuar se kjo i ben te ndjehen me te relaksuar. Bej ate qe te pershtatet me mire ty.

Keto pra ishin disa keshilla qe ia vlen t’i mesosh nese keni vendosur qe te vraponi.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit