-1.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Kirurgu maqedonas, Miro Popov, dëshiron të “mbyt” vajzën shqiptare, partitë shqiptare heshtin?!

Më të lexuarat

Vajza e re shqiptare nga Qyteti i Prilepit është duke marrur frymën e fundit. Ajo në çdo minutë rrënkon, qanë dhe mezi ngopet me ajër për shkak të sëmundjes së rëndë të scoliozës. Kjo sëmundje i bën presion të fuqishëm në mushkëri dhe vajza shqiptare, Edina Ismaili (17 vjeçare) nga Prilepi mezi po merr frymë.

Mirëpo ajo ka kërkuar disa herë ndihmë për tu operuar në spitalin shtetërorë në Shkup në sektorin e ortopedisë dhe traumatologjisë në Shkup. Kjo vajzë e shoqëruar nga prindët e saj me paratë e fundit ka ardhur disa herë në Spitalin shtetërorë në Shkup, të cilën e ka kontrolluar kirurgu maqedonas, Miro Popov, i cili çdoherë e ka refuzuar që ti japë mendim konziliarë që vajza shqiptare të shërohet diku në ndonjë spital të Evropës. Për shkak të sjelljes të papërgjegjshme të kirurgut maqedonas i cili ka refuzuar që të vazhdohet trajtimi dhe shërimi i vajzës shqiptare, sot Edina mezi ngopet me frymë, thotë për Zhurnal nëna e saj Dashurie, e cila përmes linjës telefonike nuk mund ti mbanë lotët pasi që zëri i saj dridhet.

Ajo rrëfen detale tmerruese sesi asnjë institucion shtetërorë ku drejtohet nga shqiptarët nuk i ka dalur në ndihmë. Ajo kërkon ndihmë edhe nga partia shqiptare në pushtet dhe drejtorët shqiptarë.

“Kjo është e tmerrshme kemi humbur shumë kohë duke na shëtitur mjeku lartë-poshtë dhe në fund asgjë. Mjeku tha se nuk ju jap mendim konziliar që vajza yte të shërohet jashtë Maqedonisë. Kam shumë nevojë për ndihmë, nuk e di ku e kam kokën nga mërzia se mund ta humb vajzën e cila çdo minut vuan, qanë dhe në disa raste edhe mërzitet nga jeta. Unë jam një nënë shqiptare që kam fatin të jetojë në Prilep ku dominojnë maqedonasit. Është vështir jeta këtu, le ta dije gjithë bota, unë jam nënë e gjashtë fëmijëve, Edina është fëmija im i parë. Jetoj me qera dhe nuk kam ta paguajë as shtëpi, dita-ditës mund të më nxjerin edhe në rrugë. Burri është i sëmurë dhe nuk mund të punojë. I lus të gjithë njerëzit që së paku ata që e ndjen veten human të më ndihmojnë, sepse jam në hall shumë të madh. Veten e lë keq vetëm që ti ngop me bukë fëmijët e mi. Ndonjëherë nuk më ze gjumi natën për shkak se nuk di se nesër a do të kem buk për fëmijët”, ka rrëfyer nëna Dashurie duke rrënkuar thellë madje edhe duke apeluar tek partitë shqiptare në Maqedoni që kanë forcë që dikush prej tyre të vijë të na viziotojë të na i shehë hallet tonë se si jeta jonë është bërë një “xhehnem i vërtet”.

Për këtë shkak ne kërkojmë ndihmë urgjente edhe të Fondit për Shëndetësi, që të angazhohet për rrastin tonë fatkeq”, rrëfeu me lot në sy gjendjen e tmerrshme nëna Dashurie e cila  e përjeton rëndë këtë situat  si nënë duke e shikuar e vajzën e saj Edinën që i shkurtohet jeta gjatë çdo minuti për shkak të sëmundjes së rëndë të scoliozës. Vajza shqiptare me familjen e vet gjendet në Komunën e Dollnenit në fshatin Peshtalov, dhjetra kilometra nga qyteti i Prilepit në Maqedoninë lindore.

Ndryshe kjo sëmundje ka të bëj me një deformim të rëndë të boshtit kurrizor i cili i bën shtypje të madhe mushkërive dhe me këtë pacientja nuk mund të merr frymë lirshëm. Agjencia e lajmeve Zhurnale ju bën me dije se të gjithë të interesuarit mund ta kontaktojnë familjen në telefonin 077520283.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit