2 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

NATO konfirmon vrasjen e 6 ushtarëve në Afganistan

Më të lexuarat

Zyrtarë ushtarakë amerikanë dhe afganë konfirmuan vrasjen e 6 ushtarëve amerikanë nga punonjës të qeverisë afgane.
Në incidentin e parë të shënuar dje në mëngjes, zyrtarët njoftuan se një komandant i një njësie policore afgane kishte qëlluar për vdekje tre marinsa të operacioneve speciale në distriktin Sangin të Helmandit. Autoritetet afgane thanë se komandanti i kishte ftuar marinsat në postbllokun e tij dhe më pas ishte larguar nga skena e ngjarjes pasi i kishte vrarë ata. Sipas talebanëve ai ishte bashkuar me kryengritësit pas kësaj ngjarjeje.
Një tjetër sulm i realizuar mbrëmë la të vrarë 3 ushtarë amerikanë. Një punonjës civil afgan në një bazë të NATO-s kishte qëlluar me armë ndaj anëtarëve të Aleancës, duke lënë të vdekur 3 ushtarët.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit