-5.4 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Historia e një taksisti

Më të lexuarat

Një djalë i ri kërkoi një taksi një ditë dhe i erdhi një burrë i shtyrë në moshë me një fytyrë plot rrudha. Pasi hipi me të taksi me të, i riu, duke dashur të përfitojë nga përvoja e taksistit e pyeti:”Sa vite ka që merreni me këtë profesion?”
Taksisti i moshuar iu përgjigj:”Kam pesëdhjetë vite që jam taksist!”
I riu e pyeti:”A më tregon ndonjë nga përvojat më të spikatura gjatë këtyre viteve?”
I moshuari iu përgjigj:”Ta them me dy fjalë atë që kam mësuar:”Zoti nuk harron askënd dhe i furnizon me të mira të gjithë!”
Të riut iu shtua dhe më shumë kurioziteti, prandaj dhe e pyeti:”A më tregon si?”
I moshuari i tha:”Po të tregoj një ngjarje që më ndodhi para shumë vitesh. Ajo më bëri të kuptoj se Zoti i madh na e dërgon rizkun e një viti brenda një dite dhe rizkun e një muaji për një orë!
Një herë më ndodhi që u sëmura dhe zura shtratin për dhjetë ditë rresht. Unë, ime shoqe dhe fëmijët jetonim nga ajo që fitoja gjatë ditës si taksist. Mirëpo dhjetë ditë rresht pa dalë në punë, ishin shumë për ne, saqë ime shoqe u detyrua të marrë borxh tek fqinjët dhe njerëzit e njohur.
Pavarësisht se ndihesha i dërrmuar dhe i sëmurë akoma, pas dhjetë ditësh vendosa të dal në punë. Ime shoqe insistoi që të mos dal dhe duke parë vendosmërinë e saj, i thashë se po zbres të pij një kafe. Nga ana tjetër me të zbritur, mora makinën dhe dola në rrugë. Sapo dola, më zunë sytë një makinë limuzinë me kapakun e motorrit të hapur. Ndërkohë, brenda saj qëndrote një person në pritje. Unë u ndala dhe pasi ula xhamin e pyeta shoferin që dukej i shqetësuar:”A keni ndonjë problem dhe si mund tu ndihmoj?”
Ai më pa dhe më tha:”Zotëria brenda është biznesmen dhe ndërkohë që po e dërgoja për në aeroport, na u prish makina!”
Unë i thashë:”Mos u mërzit se e dërgoj unë!”
Pasi zotëria hipi në taksinë time, më tha se nuk donte të shkojë në aeroport, por tek një fabrikë veshjesh që ndodhej pranë aeroportit. Unë i thashë se atje kisha nipin që punon dhe kështu shkuam tek fabrika në fjalë.
Pasi përfundoi punë atje, u takua dhe me nipin tim, të cilit i tha:”Nëse dëshiron të punosh për mua, kam një vend pune të përshtatshëm dhe me rrogë më të mirë se këtu!”
Pastaj më kërkoi ta çoj në hotel dhe ashtu bëra. Pasi mbërritëm, më pyeti:”Sa të bën haku i nderuar?”
Unë iu përgjigja:”Pesëmbëdhjetë dollarë zotëri!”
Ai buzëqeshi dhe më tha:”Jo, të bën njëqind e pesëdhjetë dollarë!” Pastaj futi dorën në portofol dhe më dha paratë.
Njëqind e pesëdhjetë dollarët ishin aq sa duhej të kisha fituar gjatë dhjetë ditëve të sëmundjes.
O bir!
Zoti na e dërgon rizkun e një viti për një ditë dhe rizkun e një dite për një orë. Ajo që kërkohet prej nesh është që të dalim dhe ta kërkojmë rizkun e Zotit. Ai kërkon që ti të dalësh dhe ta kërkosh, pastaj të jep më shumë sesa prisje të fitosh!”

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit