-3.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

EDHE NJË MUAJ MBIKËQYRJE E PAVARËSISË SË KOSOVËS

Më të lexuarat

Qeveria kosovare po koordinohet me faktorin ndërkombëtar për të përfunduar në 10 shtator 2012, procesin e mbikëqyrjes së pavarësisë së Kosovës.

Në mbledhjen e kësaj jave të qeverisë, kryeministri kosovar Hashim Thaçi theksoi se, “përmbyllja e mbikëqyrjes është mesazhi më i fuqishëm i shtetit të Kosovës se pavarësia është funksionale”, ndërsa paralajmëroi mbledhjen përfundimtare të Grupit Drejtues Ndërkombëtar në Prishtinë, nga fillimi i shtatorit.

Sipas shtypit të sotëm kosovar, “bazuar në një program paraprak për shënimin e kësaj ngjarjeje, Grupi do ta mbajë mbledhjen më 10 shtator në orën 13:00”, ndërsa në Prishtinë do të ndodhen personalitete ndërkombëtare të shquara në diplomaci, për të marrë pjesë në një ngjarje me peshë në historinë e Kosovës.

Në 2 korrik të këtij viti është mbajtur në Vjenë takimi i pesëmbëdhjetë i Grupit Drejtues Ndërkombëtar për Kosovën (ISG), i cili, sipas një komunikate, “ka konstatuar se Propozimi Gjithëpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit është zbatuar në mënyrë substanciale dhe me këtë, autorizohen hapat përfundimtar për përmbyllje të pavarësisë së mbikëqyrur dhe mbyllje të Zyrës Civile Ndërkombëtare (ICO)”.

ISG për Kosovën, i përbërë nga shtetet që e kanë njohur pavarësinë, është formuar në 28 shkurt të vitit 2008 (pas shpalljes së Pavarësisë në 17 shkurtin historik 2008), me synim që të orientojë dhe mbikëqyrë zhvillimin demokratik të Kosovës, të nxisë qeverisjen e mirë dhe shumetnicitetin, bazuar në Paketën Ahtisaari.kohaislame

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit